Mars 07, 2023 15:35 Europe/Tirane
  • Shtohet numri i palestinezëve të plagosur nga sulmet e forcave ushtarake sioniste

Organizata e Gjysmëhënës së Kuqe të Palestinës ka njoftuar për rritjen e numrit të palestinezëve të plagosur gjatë sulmit të forcave ushtarake të regjimit sionist dhe të kolonëve sionist në jug të Nablosit.

Kanali informativ Al-Mejadin njoftoi se Gjysmëhëna e Kuqe e Palestinës ka deklaruar se kolonët sionistë dhe forcat ushtarake të regjimit sionist kanë kryer sulme kundër palestinezëve në rajonin Havare në jug të Nablosit gjatë të cilave janë plagosur të paktën 31 palestinezë.

Gjatë këtyre sulmeve, forcat ushtarake të regjimit sionist kanë hapur zjarr dhe kanë hedhur gaz lotsjellës në drejtim të palestinezëve.

Sipas këtij burimi, kolonët sionist gjithashtu kanë sulmuar palestinezët dhe kanë hedhur gur në makinat e palestinezëve.

Edhe dje burimet palestineze kanë njoftuar se forcat ushtarake të regjimit sionist kanë sulmuar kampin Akaba Xhabar në jug të qytetit Ariha dhe gjatë përleshjes së armatosur të zhvilluar me palestinezët, janë plagosur 30 persona.

Tags