Mars 22, 2023 16:05 Europe/Tirane
  • 23 palestinezë janë vrarë nga ushtarët sionistë që nga fillimi i marsit

Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë qëlluar për vdekje të paktën 23 palestinezë që nga fillimi i marsit, në vazhdim të krimeve të tyre kundër palestinezëve.

Për të arritur qëllimet e tyre pushtuese, forcat ushtarake sioniste sulmojnë çdo ditë zona të ndryshme të Palestinës dhe vrasin, plagosin ose arrestojnë qytetarët palestinezë.

Agjencia e lajmeve SAND nga Ramallah të mërkurën njoftoi se që nga fillimi i muajit mars, njëzet e tre palestinezë u qëlluan për vdekje në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor të lumit Jordan dhe në Kudsin e pushtuar.

Sipas këtij raporti, që nga fillimi i marsit, forcat ushtarake sioniste kanë vrarë 12 të rinj palestinezë në kampin e refugjatëve dhe në qytetin Xhenin, në qytezën Xhaba në jug të Xheninit. Gjatë kësaj periudhe tre të rinj palestinezë kanë rënë dëshmorë në një konflikt të armatosur me forcat pushtuese sioniste pranë kampit “Sara” në perëndim të qytetit Nablus.

Prandaj, që nga fillimi i vitit 2023, tetëdhjetë e nëntë palestinezë janë martirizuar duke u qëlluar drejtpërdrejtë nga forcat ushtarake dhe kolonët sionistë.

Të drejtat e popullit të pambrojtur palestinez janë shtypur nën çizmet e regjimit pushtues sionist për më shumë se shtatëdhjetë vjet. Gjatë kësaj kohe, regjimi pushtues sionist ka kryer krimet më brutale kundër palestinezëve.

Tags