May 06, 2023 11:42 Europe/Tirane
  • Vriten 2 palestinezë gjatë sulmit sionist në Tulkaram

Të paktën dy palestinezë janë vrarë gjatë sulmit të forcave ushtarake sioniste në qytetin Tulkaram në Bregun Perëndimor të lumit Jordan në Palestinë.

Ministria e Shëndetësisë e Palestinës njoftoi në një raport se të paktën 2 palestinezë u vranë gjatë sulmit të forcave sioniste në kampin Noor Shams në qytetin Tulkarem në Bregun Perëndimor të lumit Jordan.

Sipas këtij raporti, forcat ushtarake të regjimit sionist kanë sulmuar të premten zona të ndryshme të Bregut Perëndimor. Sipas këtij raporti, forcat ushtarake sioniste arrestuan dhjetëra palestinezë duke sulmuar rajonet Xhenin dhe Al-Khalil. Gjatë këtyre sulmeve brutale, pati përleshje mes palestinezëve dhe ushtarëve sionistë, si pasojë e të cilave dhjetëra palestinezë u plagosën.

Ndërkohë, mijëra palestinezë që jetojnë në Nablus varrosën trupat e martirëve palestinezë që ranë dëshmorë gjatë sulmit të ushtrisë sioniste të enjten.

Tags