May 10, 2023 16:28 Europe/Tirane
  • Rezistenca e Palestinës sulmo me raketa kolonitë sioniste

Në kundërpërgjigjen e tyre të parë me raketa ndaj krimeve të regjimit sionist, forcat e rezistencës palestineze kanë lëshuar disa raketa drejt kolonive sioniste në territoret e pushtuara të Palestinës.

Paraditen e djeshme dhe sot (e mërkurë), avionët luftarakë të regjimit sionist kanë sulmuar zona të ndryshme në Rripin e Gazës në një sulm të befasishëm të quajtur “Mburoja dhe Shigjeta”.

Ministria e Shëndetësisë e Rripit të Gazës njoftoi se në këtë sulm u vranë 13 palestinezë dhe më shumë se 20 persona, duke përfshirë disa gra dhe fëmijë. Tre anëtarë të lartë të lëvizjes Xhihadi Islamik të Palestinës ishin gjithashtu në mesin e të vrarëve.

Në një raport, kanali televiziv Al Jazeera raportoi se të paktën gjashtë raketa u lëshuan nga rezistenca palestineze drejt kolonive sioniste Sedirut dhe Ashkelon në territoret e pushtuara të Palestinës.

Sipas këtij raporti, zhurma e sirenave të rrezikut është lëshuar aktualisht edhe në kolonitë sioniste Sedirut, Ibim, Nir Am dhe Muflasim në territoret e pushtuara.

Pak orë më parë, regjimi sionist vrau të paktën një qytetar palestinez dhe plagosi të paktën një person tjetër në një valë tjetër sulmesh ajrore në qytetin Khan Junes në jug të Rripit të Gazës.

Në këtë mënyrë numri i dëshmorëve të sulmeve të regjimit sionist në Rripin e Gazës dje dhe sot (e mërkurë) u rrit në 16 persona.

Tags