Qershor 15, 2023 17:07 Europe/Tirane
  • Forcat ushtarake të regjimit sionist vrasin një të ri palestinez

Forcat ushtarake sioniste kanë qëlluar dhe vrarë një të ri palestinez në një sulm në qytetin Nablus.

Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve Wafa njoftoi se një i ri palestinez i quajtur Khalil Jahja Al-Anis nga kampi i refugjatëve "Al-Ajn" u qëllua për vdekje gjatë agresionit të vazhdueshëm të forcave ushtarake të regjimit sionist ndaj qytetit Nablus që ndodhet në Bregun Perëndimor të lumit Jordan në Palestinë.

Ahmed Xhabril, kreu i emergjencës së Gjysmëhënës së Kuqe të Palestinës në Nablus, deklaroi: "2 të rinj të tjerë palestinezë u plagosën në kokë dhe këmbë nga plumbat luftarakë të forcave sioniste dhe ata u dërguan në spital, njëri prej tyre është në gjendje kritike".

Xhabrail shtoi: "Një tjetër i ri palestinez u plagos gjithashtu si pasojë e përplasjes nga makina e forcave pushtuese sioniste dhe 170 persona të tjerë u plagosën gjithashtu nga thithja e gazit lotsjellës".

Qendra Palestineze e Statistikave dhe e të Dhënave njoftoi se forcat palestineze të rezistencës kryen 112 operacione anti-sioniste në territoret e pushtuara muajin e kaluar (maj), dhe numri më i lartë i këtyre operacioneve të rezistencës lidhej me qytetet Haifa dhe Nazaret me 16 dhe 15 operacione.

Nga ana tjetër, muajin e kaluar (maj), regjimi sionist shkeli të drejtat e palestinezëve që jetojnë në territoret e pushtuara në 64 raste, përfshirë arrestime, rrahje dhe vrasje.

Tags