Qershor 19, 2023 09:27 Europe/Tirane
  • Autoriteti Autonom bojkotoi takimin e përbashkët me palën sioniste

Në reagim ndaj vendimit të regjimit sionist për të përshpejtuar procesin e zgjerimit të kolonive në Bregun Perëndimor, Autoriteti Palestinez bojkotoi takimin ekonomik me palën sioniste.

Kabineti i regjimit të përkohshëm sionist dje miratoi një plan sipas të cilit do të shkurtohet procesi i dhënies së lejeve të ndërtimit në vendbanimet sioniste që ndodhen në Bregun Perëndimor. Sipas faqes së internetit Al-Arabi Al-Jadeed; Hossein Al-Sheikh, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës, tha: “Pas vendimit të kabinetit izraelit për të përshpejtuar zgjerimin  e vendbanimeve në Bregun Perëndimor dhe caktimin e Bezalel Smutrich, ministrit të financave të kabinetit, për këtë qëllim, Autoriteti Palestinez ka vendosur të anulojë takimin me Komitetin e Lartë Ekonomik të të dy palëve. Al-Sheikh shtoi: Autoritetet palestineze po shqyrtojnë situatën dhe do të marrin vendime në lidhje me marrëdhëniet me Tel Aviv. Lidhur me këtë, Kanali 7 i TV të regjimit sionist njoftoi se ky plan do të zbatohet në kuadër të planit për ndërtimin e 10.000 njësive rezidenciale për kolonët në Bregun Perëndimor, plan i cili më parë ishte miratuar në një mbledhje të Ministrisë së Strehimit të regjimit sionist. Ministria e Punëve të Jashtme të Autoritetit Palestinez, në përgjigje të këtij vendimi të kabinetit të Beniamin Netanjahut, atë e cilësoi si një hap të rrezikshëm në drejtim të aneksimit të Bregut Perëndimor në territoret e pushtuara. Gjithashtu, Ministria e Jashtme e Jordanisë dënoi vendimin e regjimit sionist për zgjerimin e vendbanimeve dhe ndërtimin e mijëra njësive të reja banimi në Bregun Perëndimor.

Tags