Qershor 27, 2023 11:28 Europe/Tirane
  • Zgjerimi i pushtimit sionist duke ndërtuar 5 mijë njësi banimi në Bregun Perëndimor

Regjimi sionist planifikon të ndërtojë 5700 shtëpi të reja për kolonët në Bregun Perëndimor.

Kabineti i ekstremit të djathtë të Izraelit të hënën miratoi planet për të ndërtuar mijëra shtëpi të reja në vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor – një veprim që kërcënon të përkeqësojë lidhjet e tensionuara me Shtetet e Bashkuara. Sipas ABC Neës, ky vendim është kundër kritikave në rritje të SHBA-së për politikat e vendbanimeve të Izraelit.   Ajo gjithashtu rrit tensionet me palestinezët në një kohë të dhunës në rritje në territoret e pushtuara. Komuniteti ndërkombëtar, së bashku me palestinezët, e konsiderojnë ndërtimin e vendbanimeve si të paligjshëm dhe një pengesë për paqen. Më shumë se 700,000 izraelitë jetojnë aktualisht në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kodsin Lindor - territore të pushtuara nga regjimi në vitin 1967, ndërsa palestinezët kërkojnë të krijojnë një shtet të ardhshëm. Qeveria amerikane, e cila në prapaskenë mbështet pushtimin sionist, kohët e fundit pretendoi se kishte paralajmëruar kabinetin sionist për ndërtimin e ndonjë vendbanimi të ri dhe si shenjë të pakënaqësisë së saj Shtëpia e Bardhë, përkundër asaj që ka qenë zakon, nuk e ka ftuar ende Netanjahun për të vizituar Uashingtonit pas zgjedhjeve në Izrael.   Ndërkohë, këtë javë, Shtetet e Bashkuara njoftuan se nuk do të ofrojnë më fonde për institucionet izraelite për projekte kërkimore shkencore dhe teknologjike në Bregun Perëndimor.

Tags