Shtator 30, 2023 09:18 Europe/Tirane
  • Nga Intifada Al-Aksa e deri më sot; Forcimi i kapacitetit parandalues të Palestinës dhe brishtësia e regjimit sionist

Kanë kaluar 23 vjet që nga Intifada e Al-Aksa. Pyetja e rëndësishme është, 23 vjet pas intifadës al-Aksa, çfarë ndryshimesh kanë ndodhur në skenën e konfliktit palestinezo-izraelit.

Më 28 shtator 2000, Ariel Sharon, i cili në atë kohë ishte kreu i lëvizjes opozitare të regjimit sionist, me mbështetjen e 2000 forcave speciale të sigurisë dhe policisë sioniste, përdhosi Xhaminë Al-Aksa me dritën jeshile të Ehud Barakut, ish kryeministrit të këtij regjimi. Pas sulmit në xhaminë Al-Aksa, Sharon deklaroi se ky vend do t'i takojë Izraelit përgjithmonë. Këto deklarata provokuese shkaktuan zemërimin e palestinezëve dhe më pas u zhvilluan përleshje të dhunshme, gjatë të cilave 7 palestinezë ranë dëshmorë dhe 250 të tjerë u plagosën. Nga ana tjetër u plagosën 13 ushtarë sionistë. Pas këtij incidenti, qyteti i Kodsit u bë skenë e përleshjeve intensive mes palestinezëve dhe pushtuesve sionistë dhe gjatë tij u plagosën me dhjetëra njerëz dhe më në fund shtrirja e këtyre konflikteve u zgjerua dhe u shtri në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës dhe u quajt Intifada Al-Aksa. Intifada Al-Aksa zgjati deri në vitin 2005, domethënë për 5 vjet. Sipas statistikave të shpallura nga burime palestineze dhe sioniste, në intifadën e Al-Aksa 4412 palestinezë ranë dëshmorë dhe 48322 të tjerë u plagosën. Gjithashtu, 1100 sionistë, përfshirë 300 ushtarë, u vranë dhe rreth 4500 të tjerë u plagosën. Që nga intifada e al-Aksa e deri më tani, regjimi pushtues i Kodsit ka zhvilluar disa luftëra kundër palestinezëve. Deri vitin e kaluar, të gjitha luftërat ishin kundër Rripit të Gazës, por që nga viti i kaluar, Bregu Perëndimor gjithashtu është vënë në shënjestër të regjimit pushtues. Arsyeja kryesore është se vitet e fundit Bregu Perëndimor është armatosur dhe shumë grupe rezistence janë formuar në Bregun Perëndimor, madje një numër i madh operacionesh rezistence brenda territoreve të pushtuara, duke përfshirë ato në Tel Aviv, janë kryer nga anëtarët e grupet e rezistencës me bazë në Bregun Perëndimor. Prandaj, armatosja e Bregut Perëndimor dhe formimi i grupeve të rezistencës në këtë rajon është zhvillimi më i rëndësishëm në konfliktin palestinezo-izraelit gjatë 23 viteve të fundit. Në lidhje me këtë, Tareq Salami, zëdhënësi i lëvizjes së Xhihadit Islamik Palestinez, në një intervistë për agjencinë e lajmeve Iranpress në Gaza, deklaroi se aftësitë e rezistencës palestineze në Bregun Perëndimor, veçanërisht në Kods, janë në rritje. Salami shtoi: Brigadat Kods, dega ushtarake e lëvizjes së Xhihadit Islamik Palestinez, pas shumë vitesh ka shkatërruar planet dhe komplotet e okupatorëve sionistë kundër Bregut Perëndimor dhe Xhamisë Al-Aksa dhe është plotësisht e përgatitur për t'iu përgjigjur krimeve të regjimit izraelit. Një zhvillim tjetër i rëndësishëm është se armët më të rëndësishme të palestinezëve në intifadën e Al-Aksa ishin gurët dhe thikat, por sot grupet palestineze po sulmojnë tokat e pushtuara, përfshirë objektet jetike në Tel Aviv, me raketa të ndryshme. Ndërkohë kolonët në çdo luftë detyrohen të strehohen në strehimore. Prandaj, fuqia parandaluese e grupeve të rezistencës palestineze nuk është e krahasueshme me Intifadën e Al-Aksa, madje shtrirja gjeografike e sulmeve palestineze është shtrirë edhe në Tel Aviv. Një zhvillim tjetër është se me kalimin e kohës brishtësia e brendshme e regjimit sionist është rritur dhe sot ka arritur në një nivel ku edhe zyrtarët e regjimit po paralajmërojnë për rrezikun e shembjes së tij. Kohezioni i brendshëm i regjimit sionist ka humbur dhe ndasia e brendshme ka arritur nivelin më të lartë. Kështu që në 5 vitet e fundit janë mbajtur 5 zgjedhje dhe janë krijuar disa kabinete të përkohshme, si dhe kabineti aktual i kryesuar nga Netanjahu është gjithashtu në një situatë shpërbërjeje.

Tags