Tetor 24, 2023 16:44 Europe/Tirane
  • Motivet kryesore të zbatimit të operacionit

Zëdhënësi i Lëvizjes Xhihadi Islamik i Palestinës deklaroi: "Irritimi dhe zemërimi i popullit të Palestinës nga heshtja e Bashkësisë Ndërkombëtare ndaj vuajtjeve të palestinezëve, është shkaku dhe arsyeja kryesore e zbatimit të operacionit "Stuhia Al-Aksa".

Mus'ab Al-Barim në një intervistë ekskluzive me gazetarin e agjencinë e lajmeve Iran Pres në Gaza, ka folur në lidhje me rëndësinë dhe shkaqet e zbatimit të operacionit "Stuhia Al-Aksa" ku ka thënë: "Përveçse janë harruar siç duket vuajtjet e popullit të Palestinës, edhe veprimet sulmuese dhe agresioni i regjimit sionist në Xhaminë Al-Aksa dhe për shkak se rrezikohej identiteti fetar, arab dhe islamik i këtij vendi të shenjtë, përbëjnë shkaqet e tjera të zbatimit të operacionit "Stuhia Al-Aksa"".

Mus'ab Al-Barim deklaroi: "Çështja e të burgosurve palestinezë në burgjet e regjimit sionist, është një tjetër motiv i kryerjes së operacionit Stuhia Al-Aksa, për arsye se çështja e të burgosurve akoma nuk është zgjidhur edhe pse kanë kaluar 40 vite që nga fillimi i këtij procesi".

Zëdhënësi i Lëvizjes Xhihadi Islamik të Palestinës theksoi: "Lirimi i të burgosurve palestinezë dhe mbrojtja e Xhamisë Al-Aksa janë mesazhet kryesore të rezistencës së Palestinës. Iniciativa e operacionit "Stuhia Al-Aksa", është rezultat i eksperiencës shumë vjeçare të rezistencës së Palestinës gjatë zhvillimit të përballjeve dhe luftimeve në dekadat e kaluara me regjimin pushtues sionist".

Tags