Nëntor 11, 2023 19:27 Europe/Tirane
  • Një shpërthim i madh ka ndodhur në veri të Palestinës së pushtuar

Burime të informuara raportuan për një shpërthim të madh në veri të Palestinës së pushtuar.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi të shtunën, se burime të informuara publikuan një video dhe njoftuan se një shpërthim ndodhi pranë lagjes "Honin" dhe në koloninë sioniste "Margliut" në veri të Palestinës së pushtuar.

Kjo është në kohën kur më parë disa burime raportuan për depërtimin e një droni në veri të Palestinës së pushtuar. Në lidhje me këtë, gazeta izraelite "Ma'ariv" pranoi se një sulm i njëkohshëm me dron dhe raketa u krye nga Libani në veri të Palestinës së pushtuar.

Disa media sioniste njoftuan edhe numrin e dronëve që sulmuan territoret e pushtuara duke thënë se ishin dy dronë. Burimet sioniste raportuan gjithashtu se një raketë me telekomandë goditi qytetin Margliut.

Në të njëjtën kohë, ushtria sioniste granatoi zonat kufitare të Libanit jugor.

Të shtunën, më 7 tetor 2023, forcat palestineze të rezistencës filluan një operacion të befasishëm të quajtur "Stuhia Al-Aksa" nga Gaza (Palestina jugore) kundër pozicioneve të regjimit pushtues sionist. Me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të pjesës më të madhe të shteteve perëndimore, bombardoi qendrat mjekësore dhe shtëpitë e banimit në Rripin e Gazës, ku si pasojë janë vrarë mbi 11,000 civilë palestinezë.

Tags