Nëntor 20, 2023 08:26 Europe/Tirane
  • Vizita e kryeministrit të Katarit në Rusi dhe Angli me qëllim vendosjen e armëpushimit në Gaza

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Katarit të hënën në mëngjes ka njoftuar se kryeministri i këtij vendi në ditët në vijim do të vizitojë Rusinë dhe Anglinë me qëllim për të vendosur armëpushimin në Gaza.

Sipas IRNA nga agjencia zyrtare e lajmeve e Katarit, kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Katarit, Muhamed bin Abdulrahman Al Thani të martën do të nisë udhëtimin e tij në Rusi dhe Angli për t'u kërkuar anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit që të punojnë për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza. Sipas këtij raporti, zëdhënësi zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Katarit, Majid bin Muhamed Al Ansari, përmes një deklarate ka njoftuar se Sheikh Muhamed bin Abdulrahman Al Thani, kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme, të martën do të nisë udhëtimin e tij në Federatën Ruse dhe Angli. Ai shtoi: Gjatë këtij raundi udhëtimesh, kryeministri i Katarit do t'u kërkojë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të veprojnë për një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës.

Tags