Dhjetor 24, 2023 08:59 Europe/Tirane
  • Konflikt midis palestinezëve dhe pushtuesve sionistë në Bregun Perëndimor të lumit Jordan

Mediat palestineze raportuan për sulmin e një numri të madh ushtarësh sionistë në qytetin “Tulkarm” në Bregun Perëndimor të lumit Jordan.

Sipas rrjetit Al-Mayadeen, forcat e rezistencës dhe të rinjtë palestinezë luftuan me agresorët sionist në afërsi të kampit Noor Shams duke iu përgjigjur atyre me armë zjarri dhe bomba artizanale. Në të njëjtën kohë, buldozerët e regjimit sionist sulmuan kampin Noor Shams dhe shkatërruan infrastrukturën e tij. Në mes të përleshjeve intensive mes palestinezëve dhe pushtuesve në Tulkarm, në minaret e xhamisë së Noor Shams është dëgjuar mbështetja për palestinën dhe dënimi i regjimit sionist. Të rinjtë palestinezë i vunë flakën gomave në Tulkarm për të penguar lëvizjen e avionëve spiun të regjimit sionist në qiellin e qytetit. Rrjeti Al Jazeera njoftoi se pushtuesit sulmuan edhe zonën Al Masaken në lindje të qytetit të Nablusit. Më herët, gjatë sulmit të forcave palestineze të rezistencës, një numër ushtarësh sionist u vranë dhe u plagosën në postbllokun e ushtrisë së regjimit sionist në kalimin Al-Taiba, si dhe në vendbanimin sionist Oni Heifats. Palestinezët e rinj në Bregun Perëndimor të lumit Jordan gjithashtu u përballën me sulmet e ushtrisë sioniste në zona të ndryshme duke përfshirë Nablusin, Tulkaremin, Jeninin dhe Hebronin dhe çdo ditë përfshihen në konflikt të armatosura me sionistët.

Tags