Shkurt 09, 2024 08:40 Europe/Tirane
  • Vritet zëvendëskomandanti i batalionit të ushtrisë izraelite në Gaza

Zëvendëskomandanti i një prej batalioneve të ushtrisë izraelite në Gaza u vra gjatë operacionit të luftës.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, duke cituar Qendrën e Informacionit të Palestinës, ushtria izraelite ka pranuar vdekjen e një tjetër oficeri të saj në betejat me rezistencën në Rripin e Gazës. Ushtria Sioniste konfirmoi se “David Shakuri”, zëvendëskomandanti i Batalionit 601 në Brigadën 401 të Ushtrisë Sioniste, është vrarë në betejat në veri të Rripit të Gazës. Mediat hebraike njoftuan se Gadi Eisenkot, anëtar i kabinetit të luftës izraelite, tha se ky regjim do të paguajë një çmim shumë të rëndë dhe të dhimbshëm gjatë shkëmbimit të të burgosurve me Hamasin. Nga ana tjetër, ushtria sioniste konfirmoi se 31 të burgosur të tjerë izraelitë u vranë në Gaza. Para kësaj, Hamasi kishte njoftuar se me dhjetëra të burgosur izraelitë u vranë në Gaza si pasojë e sulmeve dhe bombardimeve të ushtrisë sioniste. Ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu hodhi poshtë planin e Hamasit për të vendosur një armëpushim në Rripin e Gazës, mbrëmë mijëra izraelitë protestuan sërish në Tel Aviv dhe kërkuan nënshkrimin e menjëhershëm të një marrëveshjeje për shkëmbimin e të burgosurve me Hamasin.

Tags