Mars 20, 2024 19:18 Europe/Tirane
  • Çfarë mashtrimi brutal përdor Amerika për të justifikuar praninë e saj në Irak?

Opinioni publik në Irak e konsideron shtimin e lëvizjeve të ISIS-it në këtë vend si rezultat i planit të Amerikës për të zgjatur prezencën e saj pushtuese në Irak.

Pavarësisht marrëveshjes zyrtare ndërmjet autoriteteve irakiane dhe atyre amerikane, Uashingtoni deri më tani ka refuzuar zbatimin e rezolutës së parlamentit irakian që kërkon tërheqjen e të gjitha forcave të huaja nga vendi.

Shfajësimi më i mirë i Amerikës për praninë e forcave të saj në Irak është luftimi i elementëve të ISIS-it në Irak. Për këtë arsye, populli irakian dhe ekspertët irakianë i konsiderojnë sulmet dhe shpërthimet e fundit terroriste në këtë vend, në të cilat është përfshirë grupi terrorist ISIS, si punë e planifikuar e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të zgjatur praninë e forcave të tyre në Irak, duke përdorur si justifikim ISIS-in.

Kazim al-Haxh, një ekspert irakian, theksoi se elementët terroristë po veprojnë në Irak bazuar në urdhrat e ushtrisë amerikane dhe tha se të gjitha kërcënimet që kanë të bëjnë me sigurinë dhe që kanë lidhje me terrorizmin në Irak do të përfundojnë me tërheqjen e forcave të huaja, veçanërisht të amerikanëve, nga ky vend.

Al-Haxh i quajti okupatorë forcat amerikane të vendosura në Irak dhe shtoi se këta pushtues kanë vendosur në Irak grupe spiunazhi të lidhura me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe regjimin sionist.

Pak kohë më parë, Xhebbar al-Ma'muri, një anëtar i Kornizës së Koordinimit të Shiitëve të Irakut (SCF), duke paralajmëruar për lëvizjet e dyshimta të ushtarëve terroristë amerikanë në Irak, deklaroi: "Të gjithë janë të vetëdijshëm për rolin negativ të Uashingtonit në aspektin e sigurisë së Irakut, mbështetjen e Amerikës për grupet terroriste dhe ndërhyrjen e dukshme të këtij vendi në arenën politike të Irakut".

 

Tags