Mars 22, 2024 17:01 Europe/Tirane
  • Irani është pionier në mbështetjen e rezistencës dhe të drejtave të njeriut

Këshilltari i Ministrit të Kulturës së Libanit përmendi Republikën Islamike të Iranit si një vend pionier në fushën e mbështetjes së boshtit të rezistencës dhe të drejtave të njeriut.

Në margjinat e Ekspozitës së 31-të Ndërkombëtare të Kuranit të Shenjtë, Roni Alfa, këshilltar i ministrit libanez të Kulturës, theksoi se Irani ka qenë gjithmonë një pionier në mbështetjen e rezistencës palestineze dhe të drejtave të njeriut, duke deklaruar se Republika Islamike i Iranit ka luajtur një rol të rëndësishëm kundër sulmeve të huaja për të mbështetur Umetin Islamik. Këshilltari i Ministrit të Kulturës së Libanit vlerësoi më tej Iranin dhe këshilloi të gjitha grupet që të bashkohen për të mbështetur boshtin e rezistencës në Gaza dhe Libanin e Jugut. Të mërkurën, në ditën e parë të vitit të ri diellor, Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, gjatë takimit të Nevruzit me grupe të ndryshme të popullit iranian, theksoi se shtypja e madhe në rajon, pra ekzistenca e regjimit sionist, duhet të ndalet. Ne jemi përkrahës dhe ndihmës të kujtdo që i bashkohet kësaj përpjekjeje islamike, njerëzore dhe të ndërgjegjshme dhe me mëshirën e Zotit do ta arrijmë këtë qëllim.

 

Tags