Prill 04, 2024 11:53 Europe/Tirane
  • Mediat sioniste: Izraeli do të marrë së shpejti përgjigjen për sulmin ndaj Damaskut

Mediat e regjimit sionist raportuan mëngjesin e së enjtes se ky regjim së shpejti do të marrë një përgjigje për sulmin ndaj ndërtesës së konsullatës iraniane në Damask.

Sipas raportit të IRNA-s nga rrjeti Al-Mayadeen, mediat sioniste raportuan se në prag të së premtes së fundit të Ramazanit, Izraeli do të marrë një përgjigje të menjëhershme për vrasjen e zyrtarëve të lartë iranianë në Damask.

Kjo, pavarësisht se më herët mediat e regjimit sionist raportuan se forcat ajrore të këtij regjimi ishin në gatishmëri të plotë nga frika e reagimit hakmarrës të Teheranit ndaj sulmit izraelit kundër konsullatës iraniane në Siri.

Nga ana tjetër, Amos Yadlin, ish-kreu i Departamentit të Inteligjencës Ushtarake të regjimit sionist, tha se Irani mund të shënjestrojë Izraelin me raketa lundrimi (kruz), raketa balistike ose dronë.

Kanali 14 i regjimit sionist raportoi gjithashtu se ushtria izraelite ka anuluar lejen e ushtarëve të saj në përgatitje për përgjigjen e Iranit ndaj sulmit terrorist në Damask.

Të hënën, në sulmin me raketa të regjimit sionist ndaj konsullatës iraniane pranë ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Damask, ranë dëshmorë 7 këshilltarë ushtarakë të Iranit, duke përfshirë gjeneral-brigade Mohammad Reza Zahedi dhe gjeneralin Mohammad Hadi Haxhi Rahimi, që ishin komandantë dhe  këshilltarë të lartë ushtarakë zyrtarë të Iranit në Siri, si dhe 5 oficerë shoqërues të tyre.

Ajetollah Khamenei, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, në një mesazh me rastin e martirizimit të komandantit të përkushtuar të Islamit, gjeneral-brigade Muhamed Reza Zahedi dhe të një grupi shokësh të tij në duart e regjimit uzurpues e të urryer sionist, theksoi: "Me lejen dhe fuqinë e Zotit, ata do t'i bëjmë të pendohen për këtë krim dhe për krime të ngjashme më të."

 

Tags