Prill 05, 2024 08:04 Europe/Tirane
  • Evakuimi i 7 ambasadave të regjimit sionist në mbarë botën nga frika e reagimit të Iranit

Burimet hebraike raportuan evakuimin e 7 ambasadave të regjimit sionist nga frika e reagimit të Iranit.

Shtatë ambasada të regjimit sionist janë evakuuar për shkak të frikës nga reagimi i Iranit për sulmin ndaj ambasadës së këtij vendi në Damask. Lidhur me këtë, gazeta Yediot Aharanot raportoi se ambasadat izraelite në Bahrein, Egjipt, Jordani, Marok dhe Turqi janë evakuuar. Të hënën, regjimi sionist nisi një sulm ajror në ndërtesën konsullore të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në jugperëndim të Damaskut, si rezultat i të cilit, një pjesë e ndërtesës konsullore të ambasadës dhe rezidencës së ambasadorit u shkatërruan. Gjatë këtij sulmi ajror ranë dëshmorë shtatë persona, mes të cilëve gjeneral brigadier Muhamed Reza Zahedi dhe gjeneral brigadier Muhamed Hadi Haxhi Rahimi. Udhëheqësit dhe zyrtarët e disa vendeve duke përfshirë Sirinë, Kubën, Kinën, Rusinë, Pakistanin, Omanin, Kuvajtin, Jordaninë, Egjiptin dhe shumë të tjerë dënuan sulmin e regjimit sionist ndaj konsullatës iraniane në Damask.

Tags