Prill 13, 2024 12:15 Europe/Tirane
  • Izraeli është paralizuar nga frika e reagimit të Iranit

Sipas mediave sioniste, frika nga veprimet hakmarrëse të Iranit e ka paralizuar Izraelin.

Të hënën më1 prill 2024, avionët luftarakë izraelitë shënjestruan seksionin konsullor të Ambasadës iraniane në rrugën Al-Mezeh në Damask. Si rezultat i këtij agresioni, trembëdhjetë persona, përfshirë shtatë anëtarë të forcave diplomatike dhe ushtarake të Iranit, ranë dëshmorë. Pas këtij akti terrorist të regjimit sionist, shumë vende të botës e dënuan ashpër atë. Prandaj, zyrtarët e Republikës Islamike të Iranit theksuan ndëshkimin e regjimit sionist për këtë krim dhe deklaruan se veprimet hakmarrëse në këtë drejtim janë të padiskutueshme. Në lidhje me këtë, sipas raportit të Isna-s, duke cituar mediat sioniste, kërcënimi i Iranit për t'u përgjigjur krimit  të fundit në Siri kundër sektorit konsullor të Ambasadës së Republikës Islamike në Damask, ka bërë që të gjitha territoret e pushtuara të paralizohen nga frika e reagimit të Iranit. Sipas mediave sioniste, ushtria izraelite po rrit gjendjen e gatishmërisë dhe ky urdhër është lëshuar pas frikës për mundësinë e një sulmi kundër oficerëve dhe ushtarëve jashtë territoreve të pushtuara. Radio e ushtrisë okupuese sioniste gjithashtu në një raport njoftoi se ushtria "po shtrëngon kufizimet në udhëtimin e oficerëve me uniformë jashtë vendit për shkak të frikës nga reagimi i mundshëm i Iranit. Në vazhdim të këtij raporti, gazeta në gjuhën hebraike "Ma'ariv" të premten publikoi rezultatet e një sondazhi dhe shkruante se ndjenjat mbizotëruese tek 60% e banorëve të territoreve të pushtuara janë negative, 24% ndjehen të dëshpëruar dhe 23% e sionistëve ndjejnë ankth. Sipas këtij sondazhi, 68% e grave izraelite kanë ndjenja negative, veçanërisht ankth, nga të cilat 32% janë tepër të shqetësuara.  Në të njëjtën kohë, Kanali 12 i regjimit sionist njoftoi mbajtjen e një takimi të zyrtarëve ushtarakë dhe të sigurisë të këtij regjimi për të shqyrtuar mënyrën se si do të hakmerret Irani.

Tags