Prill 13, 2024 12:16 Europe/Tirane
  • Regjimi sionist vazhdon sulmet e tij në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor dhe Gazës

Burimet e lajmeve raportuan për disa sulme të regjimit sionist në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor të lumit Jordan dhe Rripin e Gazës.

Sipas raportit të agjencisë së lajmeve "Sama" të shtunën, më shumë se 1500 kolonë nën mbrojtjen e ushtrisë së regjimit pushtues sulmuan fshatin "Al-Maghir" në Bregun Perëndimor të lumit Jordan dhe u vunë flakën më shumë se 40 shtëpive dhe makinave. Si pasojë e këtyre sulmeve, një palestinez ra dëshmor dhe më shumë se 18 palestinezë të tjerë u plagosën. Ndërkohë, sionistët sulmuan fshatin “Abu Falah” në verilindje të Ramallahut, që ndodhet në bregun perëndimor të lumit Jordan dhe qëlluan mbi shtëpitë dhe makinat e banorëve të fshatit. Në këtë sulm u plagosën të paktën 5 palestinezë. Batalioni Tubas i lidhur me Batalionet e Al-Quds, dega ushtarake e Xhihadit Islamik Palestinez, ndau gjithashtu një foto të luftëtarëve të këtij grupi duke u zënë pritë forcave pushtuese në Mafraq Tamun (hyrja e qytetit  Tubas), në Bregun Perëndimor të lumit Jordan. Ndërkohë, brigadat Al-Quds, dega ushtarake e lëvizjes së Xhihadit Islamik, njoftoi se luftëtarët palestinezë në përgjigje të krimeve të regjimit pushtues qëlluan me raketa vendbanimin sionist "Sadirut" dhe zonat përreth Rripit të Gazës. Pas 6 muajsh lufte në këtë rajon, regjimi sionist nuk ka arritur asgjë tjetër përveç vrasjes, masakrimit, shkatërrimit, krimeve të luftës, shkeljes së ligjeve ndërkombëtare, bombardimit të ekipeve të ndihmës së shpejtë dhe zisë së bukës. Që nga 7 tetori 2023, më shumë se 33.500 persona janë martirizuar dhe më shumë se 76.000 të tjerë janë plagosur në sulmet e ushtrisë së regjimit sionist në Rripin e Gazës.

Tags