Prill 20, 2024 21:08 Europe/Tirane
  • Një bazë ajrore në Eilat sulmohet nga Rezistenca irakiane

Rezistenca Islamike irakiane vazhdon të kryejë operacionet e saj kundër regjimit okupues izraelit.

Një sulm me dron u krye këtë të shtunë kundër një objektivi jetik në Eilat në territoret e pushtuara, si pjesë e përgjigjes ndaj gjenocidit të vazhdueshëm në Rripin e Gazës.

Rezistenca Islamike në Irak, në dy deklarata të veçanta, njoftoi se luftëtarët e saj kryen dy operacione në territoret e pushtuara palestineze duke përdorur dronë, me të cilët ata goditën një objektiv jetik izraelit në Eilat.

Gjatë një operacioni të mëparshëm, ata kishin shënjestruar bazën ajrore izraelite Ovda.

Rezistenca Irakiane, të shtunën më 20 prill, në një deklaratë të shkurtër, mori përgjegjësinë për sulmin në Eilat, një sulm i cili u zhvillua "në përgjigje të shkeljes së sovranitetit të Irakut nga armiku sionist".

 

Tags