Prill 30, 2024 20:14 Europe/Tirane
  • Iraku prezanton një dron të ri luftarak kinez

Në një ekspozitë ushtarake në Bagdad, Iraku zbuloi dronin e ri luftarak të aftë për të mbajtur të gjitha llojet e raketave.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, Ministria irakiane e Mbrojtjes shfaqi një dron të ri ushtarak të prodhimit kinez në një ekspozitë në Bagdad.

Sipas botimit të së martës të gazetës Newsweek, Jean-Loup Saman, një studiues i lartë në institutin e Lindjes së Mesme në Universitetin e Singaporit, tha: "Ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë vendosur kufizime në eksportet ushtarake në disa vende në rajon, Kina ka plotësuar nevojat e mbrojtjes të disa vendeve në Lindjen e Mesme."

Ky dron quhet “CH-5”. Vitet e fundit, Kina ka shtuar përpjekjet e saj për të forcuar praninë e saj në Lindjen e Mesme pas viteve të përfshirjes ushtarake të SHBA-së në rajon.

Ky dron mban një grup armësh, duke përfshirë 16 raketa ajër-tokë.

Burimet mediatike raportuan së fundmi për përpjekjet e Forcave Ajrore të Irakut për blerjen e avionëve luftarakë "JF-17" të prodhuar nga Pakistani dhe "Rafale" të prodhuar nga Franca.

 

Tags