Podkasti “Besnikët e Husejnit (a.s)”  2
(last modified Wed, 10 Jul 2024 19:06:54 GMT )
Korrik 10, 2024 21:06 Europe/Tirane
  • Podkasti “Besnikët e Husejnit (a.s)”  2

Programi serik “Besnikët e Husejnit (a.s)” është përgatitur në formën e një podkasti radiofonik në 12 episode, dhe i kushtohet prezantimit të disa prej shokëve besnikë të Imam Husejnit (a.s). Në këtë episod do të njihemi me biografinë e Habib ibn Mezahir.

(Biografia e Habib ibn Mezahir)

Me emrin e Zotit!

Unë jam Habibi, i biri i Mezahirit, nga fisi Beni Esed. Në një nga netët e rinisë sime, në shtëpinë tonë ndërtuar me qerpiç, kishim mysafir familjen e Aliut dhe ku kishte krenari më të lartë se kjo... Po qëndroja në këmbë duke pritur mbi ballkonin e shtëpisë. I kisha ngulitur sytë drejt rrugës që të mos e humbisja kënaqësinë e shikimin të ardhjes së mikut tim të dashur, Husejnit. Mysafirët po iu afroheshin. I gëzuar dhe i emocionuar, kërceva nga vendi dhe shkova për ta lajmëruar babanë tim. Papritur një gurë lëvizi nën këmbën time dhe unë u rrëzova nga ballkani.

Çdo gjë mu bë e errët!

Nuk shihja asgjë tjetër përveç errësirës.

Më dukej se kisha vdekur.

Koha kalonte shumë ngadalë dhe unë çast pas çasti po mësohesha me vdekjen...

Habib!

Habib!

Ishte zëri i njohur i Husejn ibn Aliut. Por mua më kishte kapluar vdekja dhe nuk më kishte mbetur zgjedhje tjetër, veçse t'i dorëzohesha vdekjes. Husejni më thërriste dhe unë e dëgjoja zërin e tij. Kjo sjellje ishte e pahijshme dhe ishte e pamundur për miqësinë tonë. Këto justifikime e dëmtojnë vlerën e miqësisë tonë. Kjo që të miku të kërkojë ty dhe ti të mos kesh zgjedhje tjetër veç vdekjes! Zëri i Husejnit ringjalli rrahjet e zemrës time. Tek e fundit, edhe vdekja një herë le të dorëzohet! Kur më mirë se tani? Miqësia duhet të ngadhënjejë ndaj vdekjes. Kur më mirë se tani?

Unë kam qenë besnik dhe shoqërues i Aliut dhe tani më thërret i biri i tij. Duhej të mbetesha në këtë botë dhe ta vazhdoja miqësinë time me këtë familje.

I hapa sytë dhe nga ai moment e tutje nuk ia ndava sytë Husejnit. Nuk pranoja t'i lë asgjë mangët miqësisë me Husejnin. Nga shëtitja nëpër lagje, e deri tek lidhja pas tij në namaz...

Nga fitorja deri në betejë...

Nga mëngjesi i Kufes deri tek mesdita e Ashurasë!

Habib ibn Mezahir Esedi, ishte njëri prej ithtarëve të veçantë të Imam Aliut (a.s.) dhe njëri prej shokëve besnikë të Imam Husejnit (a.s.). Një burrë i madh nga fisi me plotë krenari, Beni Esed. Ai kishte lindur një vit para shpalljes së profetësisë së të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.. Fëmijëria e tij ka përkuar me vitet kur Profeti Muhamed s.a.v.s. i ftonte fiset e Mekës të besojnë në një Zot. Pas vdekjes së Profetit të nderuar të Islamit, Habib ibn Mezahir  u pozicionua në rrugën e vilajetit të Ali ibn Ebu Talibit(a.s).

Unë e di fundit e kësaj ngjarje. Ai është i dukshëm si dielli. Vitet e pleqërisë sime i shoh në secilin tas të mbushur me ujë të freskët. Me flokë të thinjura dhe buzë të thara...Etja ma ka hambur sigurinë. Duket se dielli është përqendruar vetëm mbi mua dhe hingëllimat e kuajve e kanë rraskapitur shkretëtirën e Qerbelasë. Unë jam komandanti i krahut të majtë të ushtrisë së vogël në numër të Husejnit por me zemër të madhe sa deti.

E dëgjoj zërin e pambrojtur të Husejn ibn Aliut. Nga ajo ditë që ai ende nuk kishte arritur. Nga ditët e pleqërisë sime. Nga Ashura!

Husejni, tek dhe i vetëm, i drejtohet ushtrisë së armikut: "Kini parasysh prejadhjen time dhe pyeteni veten nëse është në të mirën tuaj të më vrisni?! A nuk jam unë i biri i vajzës së Profetit tuaj?

Çdo gjë lëviz e rrotullohet... Koha kalon dhe toka sillet. Sot është Ashura! Shkretëtira është e mbushur me hingëllima dhe tinguj shpatash. Ai është shtatëdhjetë e pesë vjeç dhe nuk ka asnjë shenjë plakjeje dhe moshe të pleqërisë. Së bashku me besnikët e tjetër të Husejnit (a.s.) i vërsulet armikut shpirtzi si një i ri i guximshëm. Nga mesi i besnikëve të Husejnit (a.s.), radha i erdhi Muslim ibn Ausaxhe-s që me gjakun e vet të firmosë pozitën e martirit. Muslim ibn Ausaxhe është një nga shokët e përhershëm të Habibit. Tani ka ardhur koha e manifestimit të fazës së fundit të miqësisë.

Habibi thotë:

Muslim, për mua vdekja jote është e vështirë dhe e hidhur. Po të mos vritesha pas teje, do të kisha dëshirë të më tregoje amanetet e tua sepse ke qenë edhe shoku im edhe vëllai im në fe.

Në momentet e fundit të jetës, Muslimi thotë: "Të lë amanet që ta mbrosh Husejnin! Qëndro me të deri në vdekje dhe vdis nën hijen e tij!"

Habibi:

Aty para syve të mi, sytë e Muslimit u mbyllën përgjithmonë.

Në fushëbetejë, godisja me shpatën time dhe përkujtoja vitet e jetës sime. Më ka kaluar jeta si era e vetëtima. Në atë tollovi, pyesja veten: "Deri në atë mesditën e Ashurasë, cili moment ka qenë më i vështiri për mua?"

Husejn ibn Aliu (a.s.) kërkoi kohë për faljen e namazit. Hasin Bin Tamimi i mallkuar, iu përgjigj me mendjemadhësi nipit të Profetit s.a.v.s.: "Husejn! Namazi yt nuk të pranohet!"

Habibi:

Ky ka qenë momenti më i vështirë i jetës sime. Fshehja e të vërtetës! Fyerja e Husejnit të pastër! E gjithë forca dhe fuqia lëshoi rrënjë të reja në trupin tim. Bërtita: "Kujton se namazi i familjes së Profetit s.a.v.s nuk është i pranuar ndërsa namazi yt po?" U vërsula në drejtim të tij dhe e qëllova me shpatë kalin e Bin Tamimit. U rrëzuan që të dy në tokë. Shokët e tij frikacakë nxituan dhe e larguan atë nga shpata ime.

Ai luftëtar i vjetër dhe plak në damarët e të cilit ende rridhte gjaku i një të riu, bërtiste dhe ekoja e zërit të tij i fuste të dridhurat armiqve.

Habibi:

"Unë jam Habibi, i biri u Mezahir-it. Që kur shpërtheu lufta, kam dalë në fushëbetejën e luftës si kalorës i vetëm. Ju jeni më shumë se ne në numër, ama ne jemi më qëndrueshëm dhe më besnikë se ju. Argumenti dhe arsyeja jonë është më e mirë. Logjika jonë është më e qartë dhe jemi më të devotshëm dhe më të qëndrueshëm se ju".

Po afroheshin momentet e fundit të miqësisë. Ai moment të cilin Habibi e shikonte gjithmonë në enët e baltës. E shikonte veten e tij, me mjekër të thinjur dhe me buzë të thara...

Habib bin Mezahiri luftonte me trimëri derisa Hasin Bin Tamimi i cili disa momente më pare ishte arratisur i turpëruar nga dyluftimi me të, për t'u hakmarrë ndaj atij turpërimi, e sulmoi Habibin dhe i dha një goditje në kokë duke ia ngjyrosur me gjak fytyrën dhe flokët e bardha.

Bedil Bin Sarim zbriti nga kali, shkoi me vrap pranë Habibit dhe ia preu kokën me nxitim.

Humbja e Habibit ishte shumë e rëndë për besnikët e Husejnit. Imam Husejni (a.s.) shkoi pranë trupit të Habibit.

Habibi:

"Unë kisha vdekur dhe e dëgjoja zërin e Husejnit. Husejni më thërriste dhe qepallat e syve të mi rëndoheshin moment pas momenti. Vdekja rëndonte mbi qepallat e mia.

Zëri i mikut tim më prishi sigurinë. Vdekja më kishte kapluar çdo gjë. Këtë radhë vdekja nuk dorëzohej. Në zemrën time thashë: Husejn! Miku im i vjetër...shpresoi të jesh i kënaqur me mua!

E dëgjoja zërin e Husejnit të më thoshte: "E lë veten dhe shokët e mi në llogari të Zotit!"

Zoti të mëshiroftë Habib! Ti ishe një burrë me virtyte të larta i cili e përfundonte leximin e Kur'anit brenda një nate!

Habibi:

Unë jam shtrirë në shtratin e vdekjes. Sytë e mi janë kapluar nga bardhësia. Jam i varrosur në hyrjen e tyrbes së shenjtë të mikut tim të dashur Husejn ibn Aliut (s.a.). Çdo i dashuruar në rrugën e Ehli Bejtit (a.s.) që vjen ta vizitojë këtë vend, kalon dy herë pranë meje. Koha nuk më mban mend për asgjë tjetër, veçse si shok besnik dhe unë jam i kënaqur dhe nga Zoti i madhëruar.

 

Tags