May 05, 2024 13:17 Europe/Tirane
  • Plotësoni nevojat e njerëzve / 11 udhëzime moralo-sociale të Imamit të 6-të të Shiitëve

Pars Today – Imam Sadiku (as) ka thënë: Çdo kush që merr përsipër një çështje të popullit dhe e ndjek atë me drejtësi, si dhe hap derën e shtëpisë për të tjerët me qëllim që tu vijë në ndihmë njerëzve, me padyshim Zoti në ditën e kiametit atë do ta ruajë nga frika dhe ndroja dhe do t’i hapë rrugën për në parajsë.

Jafar bin Muhamed, i njohur me emrin si imam Jafar Sadiku (as) është imami i gjashtë i myslimanëve shiitë. Ai mori përgjegjësinë e imamatit pas babait të tij imam Bagherit (as). Imam Sadiku ka mbajtur këtë detyrë për 34 vjet me radhë dhe kjo periudhë përkoi me kalifatin e 5 kalifëve të fundit emevit të tillë si Hahem bin Abdul’malek dhe me 2 kalifët e parë Abasit. Numri i ndjekësve dhe nxënësve të imam Sadikut në atë kohë arrinte 4 mijë persona. Shumica e transmetimeve të Ehli Bejtit kanë ardhur nga imam Sadiku (as) dhe për këtë arsye në disa raste medhhebin shiit e njohur ndryshe si dhe medhhebin Jafari. Imam Sadiku zë një pozitë të veçantë dhe të lartë edhe në mesin e dijetarëve sunit. Abu Hanifa dhe Malek bin Anas, kanë treguar shumë për këtë imam. Abu Hanifa e ka quajtur imamin njeriun më të ditur në mesin e myslimanëve.

Imam Sadiku ka thënë:

Ne pasardhësit e profetit, jemi pasardhës që i falim ata të cilët kanë bërë padrejtësi ndaj nesh. Sheik Saduk ka thënë se imam Sadiku (as) është martirizuar pasi u helmua me urdhër të Masnur Duaniki.

Me rastin e përvjetorit të martirizimit të atij imami, do të përmendim 11 udhëzime morale dhe sociale të imam Sadikut (as):

Përkushtohuni tek gabimet tuaja

قالَ الاِمامُ الصّادِقُ عليه السلام: لاتَنْظُرُوا في عُيُوبِ النّاسِ كَالْأرْبابِ وَانْظُرُوا في عُيُوبِكُمْ كَهَيْئَةِ الْعَبـْدِ. [تحف العقول/ 295.]

Imam Sadiku (as) ka thënë: Gabimet e të tjerëve mos i shikoni me syrin e padronit, por ruani ekuilibrin dhe analizoni gabimet tuaja.

Largohuni nga gënjeshtra, shkelja e premtimit dhe tradhtia

قالَ الاِمامُ الصّادِقُ عليه السلام: ثَلاثٌ مَنْ كُنَّ فيهِ فَهُوَ مُنافِقٌ وَاِنْ صامَ وَصَلّى: مَنْ اِذا حَدَّثَ كَذِبَ وَاِذا وَعَدَ اَخْلَفَ وَ اِذَا ائْتـُمِنَ خـانَ. [تحف العقول/ 229.]

Imam Sadiku thotë: Tre tipare janë shenja të hipokrizisë edhe nëse person që i ka ato mund të jetë nga ata njerëz që falin namazin dhe mbajnë agjërim. Këto tre tipare janë: Gënjeshtra, shkelja e premtimit dhe tradhtia ndaj amanetit.

Ose ji dijetar ose kërko dije

قالَ الاِمامُ الصّادِقُ عليه السلام: لَستُ اُحِبُّ أنْ أرَى الشّابَّ مِنْكُمْ اِلاّغادِياً فى حالَيْنِ: إمّا عالِماً أوْ مُتَعَلِّماً. [امالى طوسى، 303 ـ 604.]

Imam Sadiku (as) thotë: Nuk dëshiroj të shoh gjë tjetër tek secili prej juve të rinj, përveç se këtyre dy tipareve, ose të jeni dijetar ose të jeni në kërkim të dijes

Jini falës dhe të mirësjellshëm

قالَ الاِمامُ الصّادِقُ عليه السلام: عَلَيكَ بِالسَّخاءِ وَ حُسْنِ الخُلقِ فَإنَّهُما يَزينانِ الرَّجُلَ كَما تَزينُ الواسِطَةُ الْقِلادَةَ. [ميزان الحكمه ص 2300 ح 8010 به نقل از بحار ج 71 ص 391]

Imam Sadiku ka thënë: Jini falës dhe të mirësjellshëm, pasi ashtu sic guri i çmuar ndriçon dhe shkëlqen në mesin e varëses së qafës, edhe këto dy tipare janë ndriçues për ju.

Jini të drejtë dhe përkushtohuni tek njerëzit

قالَ الاِمامُ الصّادِقُ عليه السلام: مَنْ تَوَلّى أمْراً مِن اُمُورِالنّاسِ فَعَدَلَ وَ فَتَحَ بابَهُ وَ رَفَعَ شَرَّهُ وَ َنَظَرَ فى اُمُورِ النّاسِ كانَ حَقّاً عَلَى اللّه ِ عَزَّوَجَلَّ أَن يُؤَمِّنَ رَوْعَتَهُ يَومَ القِيامَةِ وَ يُدْخِلَهُ الجَنَّةَ. [ميزان الحكمه ح 2773 ص 7122 به نقل از بحار ج 75 ص 340]

Imam Sadiku ka thënë: Çdo kush që merr përsipër një çështje të popullit dhe e ndjek atë me drejtësi, si dhe hap derën e shtëpisë për të tjerët me qëllim që tu vijë në ndihmë njerëzve, me padyshim Zoti në ditën e kiametit atë do ta ruajë nga frika dhe ndroja dhe do t’i hapë rrugën për në parajsë.

Mos u lodhni nga lutja dhe duaja

عَن أبى عَبدِاللّه جَعْفَر بن مُحَمَّد عليهماالسلام قالَ سَمِعتُهُ يَقُولُ: عَلَيْكُمْ بِالدُّعاءِ فَاِنَّكُمْ لاتَتَقَرَّبُونَ بِمِثْلِهِ وَ لاتَتْرُكُوا صَغيرَةً لِصِغَرِها أَنْ تَسأَلُوها فَإِنَّ صاحِبَ الصِّغارِ هُوَ صاحِبُ الكِبارِ. [امالى مفيد، مجلس دوم ح 9 ص 31]

Seif Tammar thotë se e ka dëgjuar imam Sadikun (as) të ketë thënë: Kurrë mos hiq dorë nga falja, sepse nuk do t'i afrohesh Zotit me asnjë mënyrë tjetër dhe kurrë mos hiq dorë nga ndonjë kërkesë që ke nevojë edhe nëse është e vogël, sepse Zoti është që plotë si nevojat e vogla ashtu edhe nevojat e mëdha.

Njerëzve jepua dorën me dashamirësi

قالَ الصّادِقُ عليه السلام: ما صافَحَ رَسُولُ اللّه صلي الله عليه و آله رَجُلاً قَطُّ فَنَزَعَ يَدَهُ حَتّى يَـكُونَ هُوَ الَّـذى يَنْـزِعُ يَدَهُ منْهُ. [بحـار الانوار، ج 16،ص 269]

Imam Sadiku (as), ka thënë: I Dërguari i Zotit (s. a.v. s.), asnjëherë nuk i ka dhënë dorën dikujt duke e tërhequr pas vetes, vetëm në rast se tjetri është munduar ta bëjë këtë gjë.

Bëni shaka por duke ruajtur drejtësinë

قـالَ الصّـادِقُ عليه السلام: كانَ رَسُولُ اللّهِ صلي الله عليه و آله يُداعِبُ وَ لايَقُـولُ اِلاّحَـقّـا. [بحـار الانوار، ج 16،ص 244]

Imam Sadiku (as), ka thënë: I Dërguari i Zotit, (s. a.v. s.), bënte shaka, por nuk thoshte asgjë përveçse të vërtetës.

Fol në një mënyrë që populli të të kuptojë

قـالَ الصّـادِقُ عليه السلام: ما كَلَّمَ رَسُولُ اللّهِ صلي الله عليه و آله الْعِبادَ بِكُنْهِ عَقْلِهِ قَطُّ، قـالَ رسُـولُ اللّهِ صلي الله عليه و آله: اِنّا مَعـاشِرَ الاَْنْبِـياءِ اُمِرْنا اَنْ نُكَلّـِمَ النّاسَ عَلى قَدْرِ عُقُولِهِمْ. [سُنَنُ النَّبى،ص 57]

Imam Sadiku (as), ka thënë: I Dërguari i Zotit (savs), kurrë nuk u ka folur njerëzve në nivelin e intelektit të tij të lartë dhe tha: Ne, pejgamberët, jemi të ngarkuar t'u flasim njerëzve me nivelin e intelektit dhe kapacitetin e tyre të të kuptuarit.

Gjithmonë mbani aromë të mirë

قالَ الصّادِقُ عليه السلام: كانَ رَسُولُ اللّهِ صلي الله عليه و آله يُنْفِقُ عَلَى الطّيبِ اَكْثَرَ مِمّا يُنْفِـقُ عَلَى الطَّـعامِ. [بحـار الانوار، ج 16،ص 248]

Imam Sadiku (as) ka thënë: I Dërguari i Zotit (savs), i ka kushtuar më shumë rëndësi parfumosjes sesa ushqimit.

Vetë jeto me thjeshtësi, ndërsa mikun nderoje

الْخِلَّ وَ الزَّيْتَ وَ يُطْعِمُ النّاسَ الْخُبْزَ وَ اللَّحْمَ. [الكافى 6: 328]

Imam Sadiku (as), ka thënë: Hazreti Amirul Momenin (as), ishte personi më i ngjashëm me Pejgamberin e Zotit (savs), për sa i përket ushqimit. Ai për vete hante bukë, uthull dhe vaj ulliri, ndërsa njerëzve të tjerë dhe mysafirëve të tij u jepte bukë e mish.

Tags