Damasku: Amerika duhet të paguajë dëmshpërblim për agresionin kundër popullit të Sirisë
(last modified Wed, 14 Apr 2021 13:25:16 GMT )
Prill 14, 2021 15:25 Europe/Tirane
  • Damasku: Amerika duhet të paguajë dëmshpërblim për agresionin kundër popullit të Sirisë

Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë duke numëruar krimet e Amerikës të kryera në Siri, ka theksuar se Amerika duhet të paguajë dëmshpërblim për agresionin dhe pushtimin kundër popullit të Sirisë dhe menjëherë duhet të heqë dorë nga ndërhyrja në çështjet e brendshme e Sirisë.

Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë të martën në mbrëmje me anë të një deklarate, ka deklaruare: “Amerika dhe mercenarët e saj në rajon dhe në botë kanë filluar një luftë terroriste të paparë kundër Sirisë dhe kjo luftë terroriste kundër Sirisë është vetëm projekte destruktive dhe djallëzore me qëllim të vetëm për forcimin e pushtimit ushtarak të Amerikës në rajon dhe për të garantuar zotërimin e regjimit sionist mbi potencialet e rajonit”.

Në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sirisë thuhet: “Si pasojë e luftës terroriste dhjetëvjeçare kundër Sirisë, Amerika dhe regjimet e saj servile në rajon përveç mercenarëve, kanë investuar edhe miliarda dollarë për t’u përballur me vendimin e Damaskut për neutralizimin e komploteve të Amerikës në mënyrë që më pas të arrijnë në fazën e agresionit të drejtpërdrejtë ushtarak kundër Sirisë. Amerika ka përdorur terroristët e ISIS për të kryer sulme terroriste brenda dhe jashtë Sirisë dhe me ndërhyrjen ushtarake të drejtpërdrejtë në Siri, ka shkatërruar infrastrukturat të cilat i ka ndërtuar populli i Sirisë me punën dhe përpjekjen e vet. Lëvizjet e Amerikës me hyrjet dhe daljet e paligjshme nëpër kufijtë e Sirisë dhe Irakut hyrja e kamionëve me armë dhe pajisje luftarake për terroristët dhe trafikimi i naftës dhe grurit të Sirisë në veri të Irakut është shkelje e drejtpërdrejtë i sovranitetit të dy vendeve, Irakut dhe Sirisë dhe është në kundërshtim me të gjitha rezolutat e KS të OKB të cilat theksojnë respektimin e sovranitetit të Sirisë dhe integritetit territorial të Sirisë dhe kundërshtojnë ndërhyrjen e huaj në çështjet e brendshme të Sirisë”.

Tags