Fillon numërimi mbrapsht i kohës së largimit të forcave ushtarake të Amerikës nga Iraku
(last modified Wed, 17 Nov 2021 15:36:33 GMT )
Nëntor 17, 2021 16:36 Europe/Tirane
  • Fillon numërimi mbrapsht i kohës së largimit të forcave ushtarake të Amerikës nga Iraku

Burimet informative kanë njoftuar për fillimin e numërimit mbrapsht të kohës së largimit të forcave ushtarake të Amerikës nga Iraku.  

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se në bazë të marrëveshjes së nënshkruar mes Bagdadit dhe Uashingtonit, të gjithë forcat ushtarake luftarake të Amerikës para përfundimit të vitit 2021, duhet të largohen nga territori i Irakut.

Sipas këtij raporti, në rast të zbatimit të plotë të kësaj marrëveshje, atëherë kanë mbetur më pak se 43 ditë deri në largimin e plotë të forcave ushtarake amerikane nga Iraku.

Sipas burimeve irakiane, me afrimin e kohës së largimit të forcave ushtarake amerikane nga Iraku, po vërehen gjithnjë e më shumë edhe ndërhyrjet e fshehta dhe të hapur të Uashingtonit për të prishur qetësinë politike në Irak.

Mustafa Al-Kadhimi, kryeministri i Irakut, gjatë vizitës së tij në Uashington dhe takimit të tij me presidentin amerikan Joe Biden, ka theksuar nevojën për largimin e forcave ushtarake të Amerikës nga Iraku deri në fundit të këtij viti.

Tags