Turqia kundërshton kërkesën e regjimit sionist për dëbimin e liderëve të Hamas
Turqia ka kundërshtuar kërkesën e regjimit sionist për dëbimin e liderëve të Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) nga territori i Turqisë.
Agjencia e lajmeve Shahab News njoftoi se Mevlyd Çavushoglu, ministri i punëve të jashtme të Turqisë, të mërkurën deklaroi: "Ankaraja ka refuzuar kërkesën e Izraelit për dëbimin e liderëve të lëvizjes Hamas të cilët qëndrojnë në Turqi".
Çavushoglu në seancën e Parlamentit të Turqisë deklaroi: "Nuk kemi pranuar asnjërën prej kërkesave të regjimit sionist në lidhje me lëvizjen Hamas, për arsye se nga pikëpamja jonë, Hamasi nuk është një grup terrorist".
Ministri i punëve të jashtme të Turqisë shtoi: "Ne gjithnjë kemi punuar për unitet mes dy lëvizjeve Hamas dhe Fat'h".
Sipas këtij burimi, Beni Gantz, ministri i luftës së regjimit sionist, gjatë vizitës së tij në Ankara, ka kërkuar nga Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë, të dëbojë liderët e Hamas që qëndrojnë në Turqi, nga territori i këtij vendi.