Siria dënon vizitën "ilegale" të një diplomati të lartë amerikan në Deir al-Zaur
(last modified Sat, 09 Sep 2023 19:28:02 GMT )
Shtator 09, 2023 21:28 Europe/Tirane
  • Siria dënon vizitën

Siria ka denoncuar hyrjen e paligjshme të një delegacioni amerikan në territorin e saj, duke e cilësuar atë një shkelje flagrante të sovranitetit të vendit.

Damasku tha se udhëtimi i delegacionit të kryesuar nga Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA, Ethan A. Goldrich përbën një shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe të rezolutave të Këshillit të Sigurimit. Qeveria siriane ka denoncuar takimet e delegacionit amerikan me grupet militante të mbështetura nga SHBA në Sirinë veriore. Damasku tha se pretendimi se vizita ka për qëllim adresimin e problemeve të banorëve të Deir al-Zaurit është një gënjeshtër e pastër dhe pasqyron qasjen hipokrite të Uashingtonit. Damasku tha se SHBA plaçkit pasurinë e popullit sirian dhe imponon masa shtrënguese të padrejta, të paligjshme dhe çnjerëzore ndaj Sirisë. Të martën, zyrtarët amerikanë njoftuan atë që ata e përshkruan si një takim të rëndësishëm midis Goldrich dhe udhëheqësve militantë sirianë në Stamboll, duke thënë se qëllimi ishte diskutimi i zhvillimeve të fundit në Deir al-Zaur, Suveida dhe Hasakeh. Takimi erdhi pas një jave të përshkallëzimit të tensioneve dhe përleshjeve në Deir al-Zaur midis fiseve arabe dhe militantëve kurdë të mbështetur nga SHBA.

 

Tags