Veriu i Palestinës së pushtuar nën zjarrin e sulmeve masive të Hezbollahut
(last modified Sun, 20 Oct 2024 09:19:16 GMT )
Tetor 20, 2024 11:19 Europe/Tirane
  • Veriu i Palestinës së pushtuar nën zjarrin e sulmeve masive të Hezbollahut

Në vazhdim të sulmeve të tij parandaluese, Hezbullahu i Libanit shënjestroi veriun e Palestinës së pushtuar me sulme të rënda raketash dhe artilerie.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, mediat e forcave të Rezistencës njoftuan se forcat e Hezbollahut kanë vënë në shënjestër qytezën Rosh Pina, në juglindje të qytetit Safad, në veri të Palestinës së pushtuar.

Hezbollahu i Libanit shtoi: "Forcat e ushtrisë sioniste në qytetin al-Manara ishin gjithashtu në shënjestër të sulmit me raketa të luftëtarëve tanë."

Kiryat-Ata në lindje të Haifas ishte gjithashtu ndër zonat që u vunë në shënjestër të sulmit raketor të Hezbollahut.

Kjo valë raketore e Hezbollahut ndodh pas sulmit të suksesshëm me dron të këtij grupi në rezidencën e Benjamin Netanyahu, kryeministrit të regjimit të poshtëruar sionist.

Dhoma Operacionale e Rezistencës Islamike Libaneze njoftoi në një deklaratë se "operacionet raketore po shtohen gradualisht dita-ditës dhe forca raketore e Rezistencës do të sulmojë bazat dhe kazermat ushtarake të armikut izraelit në kufirin mes Libanit dhe Palestinës së pushtuar, qytezat dhe qytetet e pushtuara të Palestinës veriore, si dhe bazat ushtarake në thellësi të Palestinës së pushtuar duke përdorur të gjitha llojet e raketave".

 

Tags