Damasku: Amerika nuk është serioze në luftën kundër terrorizmit
(last modified Sun, 12 Mar 2017 19:17:43 GMT )
Mars 12, 2017 20:17 Europe/Tirane
  • Damasku: Amerika nuk është serioze në luftën kundër terrorizmit

Alan Beker, deputet i Parlamentit të Sirisë deklaroi se Amerika e ka vërtetuar se nuk është serioze në luftën kundër terrorizmit.

Në një intervistë me agjencinë e lajmeve Mehr, ky deputet sirian deklaroi: “Pasi kanë kaluar gjashtë vite nga sulmi i terroristëve të përkrahur nga disa vende perëndimore dhe arabe që e shkatërruan Sirinë, tashmë balancat kanë ndryshuar dhe faktori përcaktues i zhvillimeve në Siri është ushtria siriane me përkrahjen e Iranit, Rusisë dhe Hezbollahut të Libanit”. Përsa i përket deklaratës së presidentit turk Rexhep Taip Erdogan për krijimin e rajoneve të sigurta në territorin e Sirisë, Alan Beker tha se Erdogan vazhdon të komplotojë kundër Sirisë dhe popullit sirian, por plani i Amerikës, Arabisë Saudite, Turqisë dhe Izraelit kundër Sirisë ka dështuar plotësisht. Beker konfirmoi se regjimi i Izraelit është i shqetësuar nga zgjidhja e krizës siriane dhe shtoi: “Ajo çka po ndodh në Siri dhe në rajon ka për qëllim dobësimin e boshtit të rezistencës, sepse ky bosht është i mendimit se çështja e Palestinës është prioriteti kryesor”.

 

Tags