29 të vrarë në bombardimet e 24 orëve të kaluara të Amerikës kundër Sirisë
(last modified Wed, 09 Aug 2017 06:10:02 GMT )
Gusht 09, 2017 08:10 Europe/Tirane
  • 29 të vrarë në bombardimet e 24 orëve të kaluara të Amerikës kundër Sirisë

Burimet e varura nga kryengritësit sirianë, njoftuan vrasjen e 29 civilëve në bombardimet e avionëve luftarakë të të ashtuquajturit koalicion ndërkombëtar anti-ISIS të kryesuar nga Amerika.

Bombardimet janë kryer në qytetin Raka në veri të Sirisë ku në radhët e viktimave numërohen 14 fëmijë. Ndërsa agjencia gjermane e lajmeve, duke cituar burime mjekësore në Siri njoftoi vrasjen e 16 civilëve në qytetin Palmira gjatë një bombardimi të koalicionit anti-ISIS. Ndërkohë koalicioni në fjalë pretendon se mundohet të parandalojë viktimat në radhët e civilëve por megjithatë shmangja e tyre është e pamundur.

Tags