Krijohet një korridor i ri për largimin e  civilëve nga rajoni Gute Lindor
(last modified Fri, 09 Mar 2018 07:15:44 GMT )
Mars 09, 2018 08:15 Europe/Tirane
  • Krijohet një korridor i ri për largimin e  civilëve nga rajoni Gute Lindor

Ushtria siriane ka hapur një korridor të ri për largimin e sigurt të civilëve nga rajoni Gute Lindor.

Agjencia Sana e lajmeve në Siri njoftoi se korridori i ri për kalimin e civilëve është krijuar në zonat Xhizerin dhe Maliha  të rajonit Gute Lindor që mbahet i rrethuar nga terroristët. Ndërkohë terroristët vazhdojnë të bllokojnë largimin e civilëve nga rajoni Gute Lindor që është në afërsi të kryeqytet Damask. Çdo civil që mundohet të largohet nga kjo zonë, vritet ose plagoset për shkak të sulmeve të terroristëve. Rusia prej terroristëve në rajonin Gute Lindor ka kërkuar të lejojnë civilët që të largohen nga ky rajon nëpërmjet korridorit të sigurt humanitar të krijuara nga Rusia. Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara votoi unanimisht për një armëpushim 30-ditor ditën e shtunë. Rezoluta kërkonte që “të gjitha palët të lënë mënjanë armiqësitë pa vonesa”, në mënyrë që të lejonin dërgimin e ndihmave dhe evakuimet me qëllime shëndetësore. 

Tags