Sulm me mortaja i grupeve terroriste në Damask
(last modified Sat, 24 Mar 2018 11:08:41 GMT )
Mars 24, 2018 12:08 Europe/Tirane
  • Sulm me mortaja i grupeve terroriste në Damask

Nga sulmi me mortaja i grupeve terroriste në Damask, janë vrarë dhe plagosur 13 persona.

Sipas agjencisë zyrtare siriane të lajmeve SANA, një burim i policisë siriane ka bërë të ditur sot se grupet terroriste kanë sulmuar me 16 raketa zonat e banimit në Damask, duke vrarë 4 civilë dhe duke plagosur 9 të tjerë. Nga ana tjetër, mësohet se, grupet militante kanë braktisur objektet e prodhimit të armëve kimike dhe kanë lënë pas mbi 40 ton lëndë kimike pasi u tërhoqën nga zona të ndryshme të konfliktit në Siri, tha një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë.

 

Tags