Militantët ndalojnë qasjen e ekspertëve të armëve kimike në Duma të Sirisë
(last modified Thu, 19 Apr 2018 16:05:25 GMT )
Prill 19, 2018 18:05 Europe/Tirane
  • Militantët ndalojnë qasjen e ekspertëve të armëve kimike në Duma të Sirisë

Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë deklaroi se terroristët e mbështetur nga jashtë kanë parandaluar inspektorët nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike që të arrijnë në qytetin periferik të Damaskut, Duma.

Mikhail Bogdanov paralajmëroi të enjten se militantët në Duma ende përbëjnë një kërcënim për qytetarët dhe ekspertët e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike. "Ngjarjet e fundit tregojnë se, për fat të keq, kërcënimi mbetet ... Ka militantë që frikësojnë qytetarët dhe në veçanti, ndërhyjnë në punën e përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare, të Kombeve të Bashkuara dhe të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike. Dikush nuk dëshiron që të zhvillohet një hetim profesional dhe i paanshëm, "tha Bogdanov.

 

Tags