Mosadi i dyshuari kryesor për vrasjen e shkencëtarit palestinez në Malajzi
(last modified Sun, 22 Apr 2018 07:06:48 GMT )
Prill 22, 2018 09:06 Europe/Tirane
  • Mosadi i dyshuari kryesor për vrasjen e shkencëtarit palestinez në Malajzi

Khaled Batesh, një prej krerëve të lëvizjes Xhihadi Islamik palestinez, ka akuzuar shërbimin sekret të regjimit sionist Mosad për vrasjen e Fadi Batesh një dijetar palestinez në Malajzi.

Fadi Muhamed Batesh, analist i njohur 35 vjeçar, i cili ka fituar çmimin e hulumtuesit më të mirë të botës arabe, u vra ditën e shtunë në kohën kur po dilte pas nga xhamia në Kualalampur. Vrasja e tij u bë vetëm disa ditë pas kërcënimeve të Izrael Katez ministrit të informacionit të regjimit sionist për vrasjen e autoriteteve dhe anëtareve të grupeve të rezistencës palestineze sidomos të Hamasit dhe Xhihadit Islamik. E përjavshmja gjermane Shpigel duke cituar gazetarin izraelit Ronen Bergman thotë se rezultatet e hetime tregojnë se në total Mosadi ka vrarë 3 mijë njerëz. Në kohën kur flitet për implikimin e Mosadit në vrasjen e dijetarit palestinez Fadi Batesh, mediat sioniste kanë deklaruar se Batesh ka bashkëpunuar me Hamasin në prodhimin e dronëve dhe profesioni i tij ishte prodhimi i dronëve me lëndë djegëse zëvendësuese. Vrasja e dijetarëve, hulumtuesve dhe inxhinierëve palestinezë dhe të botës islame nuk është diçka e re. Në viin 2016, inxhinieri tunizian Muhamed Zevari u vra pranë shtëpisë së tij në rajonin Sefaks. Më pas u bë e qartë se Zevari bashkëpunonte me Hamasin në prodhimin e dronëve. Regjimi sionist në shumë raste qartazi nuk është shprehur për implikimin e tij në vrasjen e dijetarëve të njohur të botës islame mirëpo në raste të ndryshme janë vënë re shenja të implikimit të regjimit sionist në këto vrasje. Historia e regjimit sionist është e mbushur me akte terroriste në zona të ndryshme të botës dhe me vrasjen e personaliteteve të njohura. Qëllimi që ndjek regjimi sionist në vrasjen e dijetarëve dhe shkencëtare islamë mes tyre vrasja e Fadi Batesh është goditja e mendimeve dhe intelektualëve islamë dhe parandalimi i zgjerimit të nivelit shkencor dhe intelektual të rezistencës. Shërbimi sekret i regjimit sionist Mosad u krijuar në prill të vitit 1951 me urdhër të kryeministrit të atëhershëm Devid Bin Gurin. Bërthama e parë e Mosadit dhe e ushtrisë së izraelit u formua nga grupet terroriste Iregon, Ashtrond dhe Hagana. Këto grupe terroriste përpara formimit të Izraelit në vitet 1930 dhe 1940, kanë luajtur rol të rëndësishëm në kryerjen e operacioneve terroriste dhe në vrasjen e popullit palestinez me qëllim që të krijojnë tmerr dhe frikë dhe të detyrojnë palestinezët që të largohen nga vendi i tyre. Në vazhdën e politikeve terroriste të themeluesve të regjimit sionist, njësitet vrasëse në izraelite vazhdojnë të kryejnë terrorizëm qeveritar dhe të vrasin dijetarë dhe personalitete dhe njerëz të thjeshtë në të rajonin dhe botë.

 


 

Tags