Mbreti i Arabisë Saudite ka kërkuar takim katërpalësh në lidhje me gjendjen në Jordani
Pas protestave në Jordani dhe paralajmërimeve të fshehta të Amanit për udhëheqësit arabë në rajonin e Gjirit Persik, mbreti i Arabisë Saudite bëri thirrje për një takim katërpalësh me Emiratet, Kuvajtin dhe Jordaninë.
Pas vendimit të qeverisë së mëparshme të Jordanisë për të miratuar projektligjin për tatimin mbi të ardhurat dhe rritjen e çmimeve të karburantit, qytete të ndryshme jordaneze janë bërë skena të protestave popullore që nga 30 maji. Malek Salman bin Abdulaziz pas bisedimeve me liderët e Jordanisë, Kuvajtit dhe Emirateve, ka kërkuar mbajtjen e një takimi katërpalësh për të diskutuar sipas tij situatën në botën arabe dhe përpjekjet për arritjen e stabilitetit dhe sigurisë në këto vende. Sipas raportit, nesër (e diel) do të mbahet një takim katërpalësh për të shqyrtuar mënyrat për të dalë nga kriza ekonomike e Jordanisë.