Guterres kërkon bashkëpunimin e Iranit dhe Amerikë për marrëveshjen bërthamore
(last modified Fri, 29 Jan 2021 14:40:41 GMT )
Janar 29, 2021 15:40 Europe/Tirane
  • Guterres kërkon bashkëpunimin e Iranit dhe Amerikë për marrëveshjen bërthamore

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka kërkuar bashkëpunimin e Iranit dhe Amerikës në lidhje me marrëveshjen bërthamore në kohën kur Uashingtoni në mënyrë të njëanshme dhe të paligjshme ka dal nga marrëveshja bërthamore e nënshkruar mes Iranit shteteve të grupit 5+1.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Antonio Guterres, sekretari i përgjithshëm i OKB, të enjten në mbrëmje në një konferencë për shtyp, gjithashtu ka pohuar se nuk pret rezultat të shpejtë në lidhje me kërkesën e tij ndaj Republikës Islamike të Iranit dhe Amerikës për bashkëpunim rreth marrëveshjes bërthamore.

Guterres ka theksuar se për shkak të daljes së Amerikës janë krijuar shumë probleme dhe pengesa të ndërlikuara dhe gjithashtu për shkak se Amerika ka vendosur sanksione kundër Iranit.

 

Tags