Zbulohet kontrata sekrete e Britanisë me kompaninë AstraZeneca për marrjen e vaksinave kundër Koronas
(last modified Sun, 02 May 2021 12:34:48 GMT )
May 02, 2021 14:34 Europe/Tirane
  • Zbulohet kontrata sekrete e Britanisë me kompaninë AstraZeneca për marrjen e vaksinave kundër Koronas

Gazeta britanike ka zbuluar kontratën sekrete të Londrës për blerjen e disa miliona doza të vaksinave kundër virusit Korona nga kompania AstraZeneca të prodhuar në Indi.

Gazeta britanike “Sandy Telegraf” ka shkruar: “Kompania britanike-suedeze AstraZeneca ka fituar lejen për të shfrytëzuar kapacitetin e prodhimit vendor të saj për prodhimin e 717 mijë dozave të vaksinës kundër Covid-19 për aleatin e Britanisë, do të thotë Australinë që mund të bëhet shkak për krijimin e tensioneve me Bashkimin Evropian. Është nënshkruar një kontratë sekrete nga ana e Anglisë për të marrë një sasi të madhe të vaksinave AstraZeneca të prodhuar në Indi dhe kjo tregon se ministrat e qeverisë së Anglisë në mënyrë sekrete kanë lejuar kompaninë AstraZeneca të shfrytëzojë një zinxhir të veçantë të saj në Londër për të eksportuar vaksinën e prodhuar në Australi dhe si rezultat të marrë 10 milionë doza të vaksinës së prodhuar në Indi. Kontrata e nënshkruar me kompaninë AstraZeneca lejon që mungesa e prodhimit vendor në Britani të kompensohet nga kompanitë jashtë vendit dhe Britania në muajin mars ka marr 5 milionë doza të vaksinës AstraZeneca të prodhuar në Indi, mirëpo tani nuk është e sigurt se India a do të japë pëlqimin për eksportin e dozave të mbetura të vaksinës duke marrë parasysh situatën e veçantë që aktualisht po mbretëron në Indi për shkak të shtimit të numrit të personave të infektuar dhe të vdekjeve të shkaktuara nga virusit Korona. Të paktën dy ngarkesa me vaksina janë eksportuar në Australi gjatë muajit shkurt dhe muajit mars, do të thotë në kohën kur Brukseli kishte filluar zbatimin e kufizimeve në eksportin e vaksinës. Tani parashikohet se çështja e eksportit të vaksinës në Australi do të ngjallë zemërimin e Bashkimit Evropian, për arsye se BE ka vendosur të padisë kompaninë AstraZeneca për shkak të vonesës në dorëzimin e sasisë së nevojshme të vaksinave që është shkelje e marrëveshjes së nënshkruar mes të dy palëve”.

Tags