Johnson kërkon nga liderët e G-7 të marrin masa për vaksinimin e popullsisë së botës
(last modified Sun, 06 Jun 2021 12:17:57 GMT )
Qershor 06, 2021 14:17 Europe/Tirane
  • Johnson kërkon nga liderët e G-7 të marrin masa për vaksinimin e popullsisë së botës

Kryeministri i Britanisë ka kërkuar nga liderët e shteteve të grupit G-7 që të zotohen dhe të marrin masa për vaksinimin e të gjithë popullsisë së botës deri në fund të vitit të ardhshëm.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se përfundimi i garës së vaksinimit antiCOVID-19 në të gjitha vendet e botës deri në fund të 2022, është angazhimi që kryeministri britanik, Boris Johnson kërkoi nga presidentët dhe kryeministrat e G7-s, të paktën një javë nga samiti që ai do të presë, nën presidencën e radhës së Britanisë së Bashkuara në Cornouailles, në jugperëndim të Anglisë.

“Objektivi është të sigurojmë që një pandemi e tmerrshme si kjo e përjetuar muajt e fundit nga njerëzimi nuk do të ndodhë më kurrë dhe në të njëjtën kohë të ofrojë një udhëzues për rindërtimin post-COVID-19 frymëzuar nga vlerat të demokracisë”, theksoi ai.

Tags