Qershor 19, 2021 14:01 Europe/Tirane
  • Shtabi i të drejtave të njeriut të sistemit gjyqësor të Iranit reagon ndaj rrahjes së iranianëve jashtë vendit

Shtabi i të drejtave të njeriut në sistemin gjyqësor të Iranit ka reaguar ndaj keqtrajtimit dhe rrahjes së qytetarëve iranianë jashtë vendit në ditën e votimit për zgjedhjet presidenciale të Iranit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se shtabi për të drejta të njeriut të Iranit ditën e shtunë me anë të një mesazhi në Twitter ka reaguar ndaj keqtrajtimit dhe rrahjes fizike të qytetarëve iranianë me qëndrim jashtë vendit në ditën e zhvillimit të votimit për zgjedhjet presidenciale dhe ka shkruar: “Iranianët me qëndrim në Angli, Australi dhe Zelandë të Re të cilët kanë shkuar për të votuar në qendra të votimit të hapura në këto vende, pavarësisht pranisë së policisë, ata janë keqtrajtuar dhe janë rrahur në mënyrë të dhunshëm. Këto vende dhe Kanadaja që ka privuar më shumë se gjysmë milioni të iranianëve nga pjesëmarrja në zgjedhje, të gjithë marrin urdhra nga zyra “mbretërore””.

Njëkohësisht me zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale në Iran, Ministria e Punëve të Jashtme të Irani ka krijuar kushtet për votimin e qytetarëve iranianë me qëndrim jashtë vendit, por në këtë kuadër janë publikuar shumë raporte për sulmet e faktorëve anti-revolucionarë kundër iranianëve të cilët dëshironin të votonin dhe kishin shkuar pranë qendrave të votimit.

Burimet informative kanë njoftuar se sulme të tilla të dhunshme kundër qytetarëve iranianë janë kryer në Australi, Zelandë të Re dhe në Kanada vende këto të cilat të gjitha janë prej ish-kolonive të Britanisë dhe konsiderohen prej territoreve nën sundimin e Mbretëreshës së Anglisë.

 

Tags