Me mijëra ushtarë amerikanë mund të largohen nga ushtria për shkak të detyrimit të vaksinës
(last modified Sun, 31 Oct 2021 14:43:33 GMT )
Tetor 31, 2021 15:43 Europe/Tirane
  • Me mijëra ushtarë amerikanë mund të largohen nga ushtria për shkak të detyrimit të vaksinës

Forcat ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nga koha kur vaksina kundër virusit Korona është bërë detyrim, po përballen me mospranimin e vaksinës nga shumë ushtarë.

Gazeta amerikane "Washington Post" ka raportuar se forcat ajrore të SHBA është dega e parë ushtarake e këtij vendi e cila që nga koha kur vaksina kundër virusit Korona është bërë detyrim dy muaj më parë, është përballur me mospranim të gjerë të vaksinës nga ana e ushtarëve dhe rreth 12 mijë ushtarë amerikanë nuk kanë pranuar të marrin vaksinën.

Deri në fillim të muajit tetor, përafërsisht 60.000 pjesëtarë të forcave ajrore të Amerikës nuk kishin kurrfarë interesimi për të marrë vaksinën kundër virusit Korona. Njëkohësisht me këtë, sipas John Kirby, zëdhënësi i Pentagonit, 97% e personelit ushtarak të Amerikës deri më tani kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës ndërsa 87% gjithë personelit ushtarak është vaksinuar tërësisht. Deri në muajin e kaluar, 94% e pjesëtarëve të forcave ajrore janë vaksinuar, mirëpo ky numër është reduktuar në masë të konsiderueshme gjatë javëve të fundit.

Revista amerikane "Newsweek" ka raportuar se personat të cilët nuk marrin vaksinën deri në afatin e caktuar, do të shkarkohen nga posti i punës ose do të përballen me akuza nga sistemi gjyqësor ushtarak, mirëpo ndëshkimet për këtë veprim akoma nuk janë përcaktuar. Në fillim të muajit gusht, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka deklaruar se vaksinimi kundër virusit Korona për 1.3 milionë persona që janë duke kryer shërbimin, do të jetë i detyrueshëm, për ndryshme ushtarët do të përballen me ndëshkime.

Tags