Dhjetor 17, 2021 13:43 Europe/Tirane
  • Zbulohen emrat e disa përfaqësuesve republikanë të implikuar në sulmin kundër Kongresit në Amerikë

Burimet informative kanë njoftuar se 6 përfaqësues republikanë dhe përkrahës të afërt të Donald Trump kanë qenë të implikuar në trazirat zgjedhore në vitin 2020.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Scott Perry nga Pensilvania, Jim Jordan nga Ohio, Andy Biggs dhe Paul Gosar nga Arizona, Louie Gohmert nga Terksasi dhe Mo Brooks nga Alabama janë personat për të cilët thuhet se kanë luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetjen e Trump për projektimin e teorisë së falsifikimit në zgjedhjet presidenciale të Amerikës në vitin 2020.

Ata me mbështetjen e Marc Midous, shefit të zyrës së Shtëpisë së Bardhës dhe nën drejtimin e Donald Trump, ish-presidentit amerikan, si de me mbështetjen e Departamentit të Drejtësisë, kishin planifikuar se në ditën e shpalljes përfundimtare të rezultatit të zgjedhjeve, të krijojnë pengesa për mbledhjen e Kongresit, do të thotë në ditën kur ndodhi edhe sulmi kundër godinës së Kongresit.

Gjatë ditëve të fundit disa përfaqësues republikanë të Kongresit që luajnë rol në komitetin e hetimeve kanë thënë se në rast të mbledhjes së më shumë dëshmive dhe dokumenteve, ish-presidenti amerikan Donald Trump mund të konsiderohet fajtori kryesor për sulmin kundër godinës së Kongresit të Amerikës dhe të vendoset nën përndjekje ligjore.

Donald Trump pasi dështoi në mbajtjen sekrete të dokumenteve përkatëse me sulmin vdekjeprurës së datës 6 janar kundër Kongresit, Marc Midous, ish-shefi i punonjësve të Shtëpisë së Bardhë, së fundi u detyruar të paraqes në komitetin hetimor një projekt në Powerpoint i cili përmend edhe planin e Trump për grushtshtet. Komiteti hetimor beson se të paktën ka ekzistuar një koordinim mes Shtëpisë së Bardhë të Trump dhe organizatorëve të sulmit vdekjeprurës të datës 6 janar.

Tags