Organizata Botërore e Shëndetësisë: 77% rritje të rasteve të lisë së majmunëve në një javë
(last modified Sun, 10 Jul 2022 06:22:09 GMT )
Korrik 10, 2022 08:22 Europe/Tirane
  • Organizata Botërore e Shëndetësisë: 77% rritje të rasteve të lisë së majmunëve në një javë

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka konfirmuar se më shumë se 6,000 raste të lisë së majmunëve janë shfaqur në 59 vende që nga fillimi i shpërthimit në muajin maj.

Sipas agjencisë Mehr, që citon Health Day Neës, Agjencia e Shëndetësisë e Kombeve të Bashkuara raportoi të enjten, se rastet me këtë sëmundje  u rritën me 77%, ndërkohë që rastet janë raportuar në 9 vende të tjera.  Deri më tani, rastet janë përqendruar kryesisht në Evropë dhe Afrikë. Dhjetë vende që më parë kishin raste nuk kanë raportuar asnjë rast të ri në javë.   Në Perëndim, virusi sulmon kryesisht burrat që bëjnë seks me burra, thanë zyrtarët. Ky virus është endemik në pjesë të Afrikës dhe shkakton ethe, dhimbje trupi, të dridhura dhe lodhje.  Lija e majmunit ndonjëherë mund të shkaktojë skuqje dhe lezione në fytyrë, duar dhe pjesë të tjera të trupit. Sipas raportit të fundit javor, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara nga shpërthimi i kësaj sëmundje është rritur me 2614 dhe ka arritur në 6027.

Tags