Zyrtarët britanikë të shëndetësisë: virusi i lisë së majmunit vazhdon të rritet
(last modified Wed, 13 Jul 2022 08:51:28 GMT )
Korrik 13, 2022 10:51 Europe/Tirane
  • Zyrtarët britanikë të shëndetësisë: virusi i lisë së majmunit vazhdon të rritet

Teksa paralajmërojnë rritjen e numrit të të infektuarve me virusin e lisë së majmunit, zyrtarët britanikë të shëndetësisë thonë se ky virus është ende në përhapje.

Sipas IRNA, duke cituar ABC, zyrtarët britanikë të shëndetësisë thonë se aktualisht në këtë vend janë regjistruar 1735 raste të konfirmuara të virusit të lisë së majmunëve. Agjencia Britanike e Sigurisë Shëndetësore njoftoi: 97% e rasteve të këtij virusi janë vërejtur tek homoseksualët, i cili me shumë mundësi transmetohet nëpërmjet marrëdhënieve seksuale mes këtyre personave. Zyrtarët britanikë të shëndetësisë kanë paralajmëruar se nuk ka asnjë shenjë të ngadalësimit të epidemisë në këtë vend, virusi po përhapet fshehurazi dhe vlerësohet se shtrirja e shpërthimit do të dyfishohet çdo dy javë. Rreth 10% e personave të infektuar në Angli janë shtruar në spital, por nuk është raportuar asnjë vdekje. Ekspertët britanikë thanë se virusi u përhap përmes kontaktit të ngushtë ose seksit dhe nuk kishte prova të transmetimit nga ajri. Njerëzit me linë e majmunit shpesh përjetojnë simptoma të tilla si ethe, dhimbje trupi dhe skuqje. Shumica shërohen brenda pak javësh pa pasur nevojë për kujdes mjekësor.

Tags