Gusht 29, 2022 20:15 Europe/Tirane
  • Grevat e gjera në Britani, dëshmi e krizës së paprecedentë ekonomike dhe sociale në Evropë

Me përkeqësimin e situatës ekonomike dhe sociale në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të pasojave të politikës së qeverisë konservatore ndaj Rusisë dhe luftës në Ukrainë, ky vend tani po dëshmon greva masive për të protestuar ndaj situatës aktuale katastrofike.

Anëtarët e Sindikatës së Punëtorëve të Komunikacionit të Britanisë kanë nisur një grevë masive kundër propozimit të Postës Mbretërore të vendit mes mosmarrëveshjeve të vazhdueshme mbi rritjen e pagave dhe kushtet e punës. Greva e tyre njihet si greva më e madhe në Britani këtë vit. 115 mijë anëtarë të kësaj sindikate janë në grevë dhe do të vazhdojnë grevën më 31 gusht dhe më 8 e 9 shtator. Para kësaj, në vazhdën e grevave të punëtorëve në Britani, mijëra punonjës të sektorit të hekurudhave dhe transportit të këtij vendi organizuan greva paralizuese. Ky raund grevash u zbatua pas përshkallëzimit të mosmarrëveshjeve mes përfaqësuesve të sindikatave dhe pushtetarëve konservatorë në fushën e përballimit të kërkesave të punonjësve, përfshirë rritjen e pagave dhe kushteve të punës dhe rritjen drastike të kostos së jetesës. Rritja e çmimeve të energjisë në Britaninë e Madhe, e cila lidhet drejtpërdrejt me luftën energjetike midis Rusisë dhe Evropës, ka rritur çmimin e ushqimeve dhe të mallrave të tjera dhe shërbimeve në një nivel rekord, thotë Qendra Kombëtare për Statistikat e Mbretërisë së Bashkuar. Çmimet për lëndët e para janë rritur prej muajsh, por tani rritja e tyre po prek direkt konsumatorët. Këtyre u shtohen dhe kostot e rritura fuqishëm të energjisë. Ekspertët që kishin parashikuar, se shtrenjtimi i kostove në planin vjetor do të ngadalësohej, tani e kanë kuptuar që janë gabuar. Edhe BE nuk është në gjendje më të mirë. Shtrenjtimi është me rreth 37,2 përqind pas një rritjeje rreth 32,7 përqind në qershor, pra kemi një diferencë prej 5,3 përiqnd rritjeje në harkun kohor të një muaji. Arsyeja kryesore ka të bëjë me rritjen fuqishëm të kostos së energjisë, që krahasuar me një vit më parë është rritur 105 përqind. Gazi natyror është 164 përqind më i shtrenjtë se një vit më parë, energjia elektrike 125 përqind më e shtrenjtë dhe çmimi për produktet minerare është rritur gati 42 përqind. Këto janë faktorët kryesorë. Vendet që mbështesin Ukrainën po përpiqen t`i reduktojnë importet e gazit dhe naftës ruse, por kjo po vjen me një kosto të lartë. Rusia, që vitin e kaluar furnizoi BE-në me 40% të gazit të saj, i ka tkurrur tani dërgesat e saj. Për ministren belge të Energjisë Tinne Van der Straeten, çmimet e gazit në Europë duhet të ngrijnë urgjentisht, ndërsa insistoi nga ana tjetër se dhe lidhja mes çmimit të gazit e asaj të energjisë elektrike është artificiale dhe duhet të reformohet. “Pesë deri në 10 dimrat e ardhshëm do të jenë të tmerrshëm nëse nuk bëjmë asgjë. Duhet të veprojmë në rrënjën e problemit, në nivel evropian dhe të punojmë për të ngrirë çmimet e gazit”, tha Tinne Van der Straeten, ministre energjie në Belgjikë. Çmimet e energjisë elektrike kanë qenë gjithashtu në rritje në Europrë dhe këtë javë mbërritën një nivel rekord. “Duhet ta ndalojmë këtë çmenduri që po ndodh në tregjet e energjisë”, deklaroi kancelari i Austrisë Karl Nehammer. Çmimet e energjisë elektrike duhet të ulen, tha ai, ndërsa i bëri gjithashtu thirrje BE-së të shkëpusë çmimet e energjisë elektrike dhe gazit.

 

Tags