Dhjetor 03, 2022 19:12 Europe/Tirane
  • Organizata Botërore e Shëndetësisë njofton; Arrihet imuniteti i 90% i njerëzve të botës kundër Covid-19

Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, paralajmëroi të premten për uljen e kujdesit kundër pandemisë Covid-19 dhe njoftoi se të paktën 90% e popullsisë së botës është disi imun ndaj Covid-19.

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha: “Reduktimi i kujdesit në lidhje me këtë epidemi hap rrugën për shfaqjen e një lloji të ri dhe të zgjerueshëm, që mund të zëvendësojë llojin Omicron”. Ai shtoi: Aktualisht, soji Omicron konsiderohet si lloji dominues në mbarë botën. Tedros Adhanom Ghibrisos më tej tha: Aktualisht, më shumë se 500 nënlloje të Omicron janë duke u përhapur, të gjitha janë shumë ngjitëse dhe kanë mutacione që i bëjnë ata të kapërcejnë lehtësisht barrierat imune, megjithatë, në krahasim me llojet e mëparshme, ato shkaktojnë më pak sëmundje. Gjithsej 6,600,000 vdekje për shkak të Covid-19 janë raportuar në Organizatën Botërore të Shëndetësisë nga vendet e botës, ndërsa janë regjistruar rreth 640 milionë raste të konfirmuara me këtë virus. Por sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, viktimat reale janë shumë më të mëdha në numër.

Tags