Janar 08, 2023 08:43 Europe/Tirane
  • Lamtumirë zero Covid/ Kina më në fund ka rihapur kufijtë e saj

Duke rihapur kufijtë dhe duke filluar lëshimin e pasaportave dhe vizave, Pekini është distancuar plotësisht nga zbatimi i politikës së ashtuquajtur “zero Covid”.

Sipas Reuters, nga e diela është bërë e mundur lëvizja normale e udhtëarëve nga Hong Kongu për në Kinë përmes kalimeve tokësore dhe detare. Më herët shumë prej tyre për vite me radhë nuk kishin qenë në gjendje të vizitonin të afërmit e tyre në Kinë, sepse Pekini kishte mbyllur kufijtë e tij për të luftuar përhapjen e Covid-19.   Pas tre vjetësh, Kina rihapi kufirin e saj me Hong Kongun, duke i dhënë fund kërkesës për të zbatuar politikën e karantinës për udhëtarët. Investitorët shpresojnë se rihapja do të ringjallë përfundimisht ekonominë e Kinës prej 17 trilion dollarësh, e cila ka parë rritjen e saj më të ngadaltë në gati gjysmë shekulli. Por ky ndryshim i papritur ka krijuar një valë të madhe rastesh të reja me Covid-19; Një problem që ka prekur disa spitale në Kinë dhe ka shkaktuar ndërprerje pune në disa biznese.

Tags