Janar 23, 2023 09:33 Europe/Tirane
  • Japonia është ende në krye të tabelës ditore të statistikave të koronavirusit

Japonia është përballur me një valë të re vdekjesh të lidhura me koronavirusin dhe deri më tani këtë muaj kanë vdekur tetë mijë e 103 persona.

Kjo është shifra më e lartë mujore që nga fillimi i epidemisë së koronës në këtë vend. Agjencia IRNA njofton se sipas të dhënave të publikuara të dielën nga Ministria japoneze e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit nga koronavirusi gjithsej kanë vdekur 324 persona. Totali i infektimeve për shkak të kësaj sëmundjeje në Japoni është 5000 persona. Viktimat e shkaktuara nga Korona që nga fillimi i dhjetorit 2022 në Japoni ka ardhur duke u rritur. Kjo sëmundje gjithsej ka vrarë 65,400 njerëz që nga viti 2020. Nëse shkalla e vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi vazhdon deri në fund të janarit, numri i të vdekurve do të arrijë në 10,000 njerëz. Gjermania pas Japonisë dhe Amerikës gjatë 24 orëve të fundit ka shkallën më të lartë ditore të vdekjeve nga Korona në botë.   

Tags