Më shumë se shtatëqind mijë njerëz të zhvendosur, rezultat i konflikteve në Sudan
(last modified Tue, 09 May 2023 17:21:34 GMT )
May 09, 2023 19:21 Europe/Tirane
  • Më shumë se shtatëqind mijë njerëz të zhvendosur, rezultat i konflikteve në Sudan

Kombet e Bashkuara njoftuan të martën se më shumë se 700,000 njerëz janë zhvendosur nga lufta në Sudan.

Sipas AFP, duket se nuk ka zgjidhje për konfliktin aktual në Sudan. Në Arabinë Saudite negociatat mes palëve ndërluftuese janë bllokuar që nga e diela dhe deri tani nuk është gjetur asnjë zgjidhje. Ndërsa plaçkitjet dhe luftimet vazhdojnë në Khartoum për të 25-ën ditë radhazi, qindra anëtarë të fiseve vendase protestuan në portin e Port Sudanit, 850 kilometra në lindje të kryeqytetit. Ata kërkuan armë nga ushtria e gjeneralit Abdul Fattah al-Barhan për të luftuar përkrah tij me milicitë e Forcave të Reagimit të Shpejtë (FSR) të gjeneralit Mohammad Hamdan Daglu. Mahmoud al-Bishari, një nga organizatorët e demonstratës, tha: "Njerëzit janë gati të armatosen", ndërsa turma brohoriti "Jo negociatave".

Tags