Kombet e Bashkuara paralajmërojnë për situatën kritike në Sudan
(last modified Thu, 18 May 2023 06:11:27 GMT )
May 18, 2023 08:11 Europe/Tirane
  • Kombet e Bashkuara paralajmërojnë për situatën kritike në Sudan

Kombet e Bashkuara paralajmëruan se situata në Sudan po shndërrohet me shpejtësi në një krizë rajonale.

Sipas gazetës Al Quds Al Arabik, Kombet e Bashkuara në një deklaratë për situatën e krizës në Sudan njoftuan: Sudanit i duhen më shumë se tre miliardë dollarë ndihmë.  Rreth 25 milionë njerëz, d.m.th. më shumë se gjysma e banorëve të vendit, kanë nevojë urgjente për ndihmë humanitare. Sipas kësaj deklarate, situata në Sudan po shndërrohet me shpejtësi në një krizë rajonale dhe numri i personave të zhvendosur ka të ngjarë të arrijë në një milion. Gjatë muajit të kaluar, konfliktet në Sudan kanë vrarë më shumë se 750 njerëz dhe kanë plagosur 5000 të tjerë. Në këto konflikte, u grabitën spitalet, institucione humanitare dhe shtëpi banimi në Khartoum, banorët e të cilit e lanë atë për shkak të konfliktit dhe u larguan në qytete të tjera dhe vendet fqinje. Që nga 15 prilli, forcat e ushtrisë sudaneze nën komandën e "Abd al-Fattah al-Barhan" dhe forcat e reagimit të shpejtë të këtij vendi nën komandën e "Mohammed Hamdan Daghlo" (Hamidati) kanë akuzuar njëri-tjetrin për vrasje të  civilëve. Aktualisht, Jeddah po pret bisedimet midis dy palëve të përfshira në konflikt, por në këtë drejtim ende nuk është bërë përparim. Ndërkohë forcat e reagimit të shpejtë të Sudanit mohuan çdo sulm ndaj ambasadës jordaneze ose rezidencës së ambasadorit saudit. Ushtria sudaneze akuzoi të hënën Forcat e Reagimit të Shpejtë për sulmin ndaj ambasadave të Arabisë Saudite, Jordanisë, Sudanit Jugor dhe Somalisë.

Tags