Qershor 12, 2023 11:27 Europe/Tirane
  • BE i premton Tunizisë miliona dollarë ndihmë për të frenuar fluksin e emigrantëve

Zyrtarët e Bashkimit Evropian gjatë vizitës së tyre në Tunizi i premtuan këtij vendi një ndihmë prej 100 milionë dollarësh për një vit, për të ushtruar kontrolle kufitare me qëllim parandalimin e fluksit të emigrantëve në Evropë.

Sipas kanalit NTV, Bashkimi Europian ka ofruar një paketë ndihme shumë milionëshe për Tunizinë për të luftuar emigracionin e paligjshëm nga Afrika e Veriut. Gjatë një vizite në Tunizi, presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen propozoi një "partneritet të zgjeruar" për vendin e goditur nga kriza, duke përfshirë 100 milionë euro financim vetëm për këtë vit, për të ushtruar kontrollin kufitar, kërkimin dhe shpëtimin e refugjatëve. Von der Leyen, e cila udhëtoi në Tunizi me kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe kryeministrin holandez Mark Rutte, ofroi më shumë se një miliard euro ndihmë për presidentin tunizian Kais Said, nga të cilat 150 milionë euro mund të përdoren menjëherë për buxhetin e Tunizisë . Kjo shumë do të vihet menjëher në dispozicion dhe 900 milionë të tjera mund të përdoren si mbështetje për një periudhë afatgjatë. Sipas kreut të Komisionit të BE-së, nëse është e mundur, marrëveshja mes BE-së dhe Tunizisë duhet të nënshkruhet deri në fund të qershorit. Von der Leyen tha se programi me pesë pika i propozuar nga Bashkimi Evropian parashikon gjithashtu rritje të investimeve në këtë vend të Afrikës Veriore.  Sipas agjencisë kufitare të BE-së, numri i refugjatëve që hyjnë në BE përmes Tunizisë kohët e fundit është rritur ndjeshëm.  Tani mbetet për t'u parë nëse presidenti tunizian, i cili është në pushtet që nga viti 2021, do t'i pranojë apo jo propozimet e Bashkimit Evropian. Në prag të takimit me Von der Leyen, Said tha se është kundër që vendi i tij të kthehet në roje kufitare e Bashkimit Evropian.

Tags